Maqedonia e Veriut ka humbur 10% të popullsisë së saj gjatë periudhës 2000-2025
Rajoni po përjeton një krizë të heshtur, por ritmet e braktisjes mbeten ndër më të lartët në botë. Maqedonia e Veriut ka humbur 10% të popullsisë së saj gjatë periudhës 2000-2025 (ose më shumë se 180 mijë banorë), duke u renditur ndër vendet me tkurrjen më të ndjeshme demografike në rajonin e Ballkanit, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ky tregues e vendos vendin në të njëjtën kategori me shtetet që historikisht janë përballur me emigracion masiv dhe plakje të popullsisë, shkruan gazeta KOHA.Kroacia ka humbur 12% të banorëve, Serbia 13%, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 10-të botëror me një rënie prej 13%, një nga ritmet më të larta të tkurrjes demografike në të gjithë globin.

Fenomeni nuk është i izoluar. I gjithë rajoni i Ballkanit po përjeton një krizë të heshtur demografike. Megjithatë, ritmet ndryshojnë ndjeshëm nga vendi në vend. Greqia, pavarësisht krizës së thellë ekonomike të viteve të fundit, ka humbur vetëm 4% të popullsisë – një kontrast i fortë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky dallim tregon se problemi nuk lidhet vetëm me ekonominë, por me një kombinim faktorësh strukturorë: emigracion i vazhdueshëm, rënie e lindjeve dhe plakje progresive e popullsisë.
Por, pse po bie popullsia? Shkaku kryesor mbetet emigracioni. Që nga fillimi i viteve 2000, qindra mijëra qytetarë të rajonit janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali, Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar. Faktor tjetër është rënia e lindshmërisë – familjet po bëhen më të vogla, mosha mesatare për lindjen e fëmijës së parë është rritur, dhe plakja e popullsisë po krijon një presion në rritje mbi ekonominë dhe sistemet sociale.
“Maqedonia e Veriut ende nuk ka ndërtuar një strategji të qartë kombëtare për demografinë. Nëse trendi vazhdon, vendi mund të përballet me një realitet ku rritja ekonomike dhe zhvillimi do të kufizohen nga mungesa e kapitalit njerëzor”, thuhet në Raport për pjesën e Maqedonisë së Veriut.
Raporti më tej thekson se rritja ekonomike ekziston në rajon, por shpesh nuk përkthehet në paga konkurruese, siguri sociale apo perspektivë afatgjatë për të rinjtë, gjë që shpjegon pse emigracioni vazhdon edhe në periudha të favorshme ekonomike.“Po ashtu, Maqedonia e Veriut po përjeton plakje të popullsisë, që do të thotë më shumë pensionistë dhe më pak të rinj aktivë në tregun e punës. Ky kombinim po krijon një presion të madh mbi ekonominë dhe sistemet sociale. Pasojat janë konkrete dhe afatgjata. Më pak të rinj do të thotë më pak fuqi punëtore dhe produktivitet më të ulët. Sistemi i pensioneve bëhet i brishtë, pasi raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve përkeqësohet vazhdimisht. Zonat rurale po boshatiset, fshatra të tëra po humbin banorët dhe tokat po braktiset”, thuhet në Raportin e FMN-së.
Ndryshe nga vende si Polonia apo Hungaria, të cilat kanë ndërtuar politika agresive për të stimuluar lindjet dhe kthimin e emigrantëve, shumica e vendeve të Ballkanit ende nuk kanë një strategji të qartë kombëtare për demografinë.Shifrat e FMN-së nuk janë thjesht statistikë. Ato janë një sinjal i qartë se Ballkani po humbet jo vetëm popullsi – por një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së tij. (koha.mk)

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.