Maqedonia

MaqedoniL Qeveria Zaev, dy shqiptarë zv/kryeministra, kush janë ministrat shqiptarë

Kryeministri i mandatuar për krijimin e qeverisë së Maqedonisë,  Zoran Zaev, është në momentet e fundit për krjimin e qeverisë në kualicion me disa parti shqiptare në Maqedoni. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e drejtuar nga Zoran Zaev njoftoi përmes një komunikate se “mbeten dyert e hapura për bashkëpunim rreth reformave që e presin vendin dhe për gjithçka tjetër që paraqet interes për Republikën e Maqedonisë”.

Ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët pritet ta bëjë zyrtar qëndrimin për pjesëmarrje në qeveri dhe do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë, sipas burimeve nga të gjitha partitë e shumicës.

Mbrëmë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur për emrat e ministrave të rinj nga radhët e veta. Ata do të jenë: Hazbi Lika, për zëvendës-kryeministër i ngarkuar për sistemin politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve, Bujar Osmani për zëvendës-kryeministër për Integrimet në Bashkimin Evropian, Bylent Saliu për Ministër i Drejtësisë, Kushtrim Bekteshi për ministër i Ekonomisë, Sadulla Duraku për mMnistër i Ambientit dhe Ramiz Merko për Ministër pa portofol.

Lidhja Social Demokrate do të njoftojë sonte mbi përbërjen e kabinetit qeveritar, ndërsa, sipas pritjeve, të hënën mund të mbidhet parlamenti për miratimin e qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button