☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Marine le Pen: Francezët nuk duhet të kenë frikë nga unë apo projekti im

Marinë Lë Pen u kërkoi votuesve francezë që të mos kenë frikë nga ajo apo programi i saj. Kandidatja presidenciale e Frontit Kombëtar theksoi se është e vetmja që mund të mbrojë popullin francez.
Kandidatja e Frontit Kombëtar, Marinë Lë Pen, e cila ia doli që të kalojë në balotazhin për zgjedhjet presidenciale, i kërkoi qytetarëve francezë që mos të kenë frikë nga ajo apo programi i saj. Në një intervistë për televizionin “Francë 2”, rivalja e Emanuel Makro thotë:
Marinë Lë Pen, kandidate presidenciale e Frontit Kombëtar: “Ne kemi një flamur, që është blu, bardhë, kuq dhe unë nuk dua që francezëve t’u hiqet ajo që u takon, duke përfshirë të drejtën për të punuar. Unë dua të mbroj trashëgiminë materiale dhe jo materiale të Francës, kështu që francezët nuk duhet të kenë frikë nga unë apo projekti im. Por më tepër duhet të kenë nga programi dhe personaliteti I Emanuel Makro”.
Më tej vazhdoi sulmin ndaj kandidatit të qëndrës duke thënë se në programin e tij nuk ka asgjë që tregon dashuri për Francën.
“Ne jemi ata të cilët mbrojmë më shumë dhe më mirë demokracinë. Asnjë nga veprimet e mija nuk do të ndërmerret pa popullin apo kundër popullit. Unë jam e vetmja që mund të garantoj mbrojtjen e francezëve. Ose do të luftoj me çdokënd që do Francën e hapur. Ne duhet forcojmë armët kundër globalizmit dhe kundër konkurrencës ilegale”.
Lë Pen tha me bindje se do të fitojë në balotazhin e 7 majit. Por një sondazh i fundit tregon se Makro do të triumfojë në raundin e dytë me 64% të preferencave të popullit, kurse Lë Pen do marrë vetëm 36% të votave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.