☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $77,635 ▼ -2.72% ETH $2,439 ▼ -2.17% XRP $1.3861 ▼ -2.69% SOL $103.8800 ▼ -3.15%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Marrëdhëniet me Rusinë varen nga faktorët e jashtëm dhe pas vizitës së Kryeministrit Medvedev në Bullgari

Më 4 dhe 5 mars Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ishte në Bullgari për një vizitë zyrtare, e cila ishte ngarkuar me pritje të larta paraprake. Kishte supozime për zhvillime pozitive sa u përket ideve për degëzimin e gazsjellësit “Rryma Turke” përmes territorit bullgar, për qendrën e shpërndarjes së gazit “Ballkan”, për rimëkëmbjen e ndërtimit të centralit atomik “Belene”. Disa ditë para vizitës së Medvedevit Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë “për ta materializuar” takimin kështu qe Bullgaria të mos jetë peng i interesave të huaja.

Në fakt edhe pala bullgare, edhe ajo ruse njohin se marrëdhëniet e tyre sot janë larg niveleve të larta nga e kaluara, kur nuk ishin në pole të ndryshme në politikën botërore. Prandaj edhe gjatë vizitës së Dmitri Medvedevit homologu i tij bullgar Bojko Borisov shënoi se“në kushtet e sanksioneve dhe tensionit të madh arrijmë ta mirëmbajmë marrëdhënie shumë të mira pragmatike pune dhe… megjithë marrëdhëniet e vështira ndërkombëtare ta ruajmë tonin e mirë”.

Në Sofje Medvedev nuk justifikoi shpresat për një zhvillim më të shpejtë të favorshëm të idesë për degëzimin e gazsjellësit “Rryma Turke” përmes Bullgarisë, duke deklaruar kategorikisht se tranzitimi i gazit përmes Bullgarisë dhe Evropës do të jetë i mundshëm kur Moska merr garanci jo nga ana e Bullgarisë, por nga ana e Komisionit Evropian se në të ardhmen ky projekt nuk do të ndeshet me pengesa. Kryeministri Borisov deklaroi para Medvedevit se për Bullgarinë është me rëndësi që të vazhdojë tranzitimi i gazit rus drejt Evropës dhe mendon ta bëjë këtë nëpërmjet projektit për qendrën e shpërndarjes së gazit “Ballkan”. Mirëpo, udhëheqësi i “Gazpromit” Aleksej Miler, i cili e shoqëronte Medvedevin, bëri të ditur se kompania shtetërore ruse nuk planifikon pjesëmarrje në ndërtimin e projektit “Ballkan”, sepse të gjitha resurset e saj në regjion tashmë janë arritur në plan afatgjatë.

Sa i përket centralit atomik “Belene” Kryeministri Medvedev komentoi se pala ruse është e gatshme ta shqyrtojë pjesëmarrjen e vet në projekt për rifillimin e ndërtimit të centralit. Mirëpo, kjo nuk mund të ndodhë para se të jetë marrë vendimi nga ana e Sofjes për modelin ekonomiko-financiar dhe për format e mundshme të mirëmbajtjes së tij. Tani për tani vendime të tilla nuk ka. Për tonin e mirë të marrëdhënieve, të përmendur nga Bojko Borisovi, flet edhe ndjenja e humorit të Kryeministrit Medvedev. Me shaka dhe deri diku me ironi ai tha se sipas të dhënave që disponon rryma turistike nga Bullgaria drejt Rusisë gjatë pesë viteve të fundit është rritur deri në 56 mln veta, por në fakt është pak mbi 50 mijë. Ndërsa para se të largohet nga Bullgaria ai tha përsëri me shaka se i ka ardhur ideja që levi bullgar mund të lidhet me juanin kinez dhe jo me euron, sepse edhe valuta kineze është stabile.

Gjatë vizitës së Kryeministrit rus në Sofje nga Moska erdhi lajmi se Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar një urdhër për ndërprerjen nga ana ruse të aplikimit të Marrëveshjes për likuidimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi. Dy ditë më herët Bojko Borisov i kishte thënë në Sofje sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se Bullgaria është një aleat besnik dhe jo kali i Trojës i Rusisë në Aleancë. Në ët vërtetë Kryeministri bullgar e ka të drejtën, duke thënë se në realitetet e sotme të vështira ndërkombëtare është me rëndësi të ruhet toni i mirë në marrëdhëniet dypalëshe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.