Kronika

Marrëveshja PS-PD: Arjan Hoxha emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Arjan Hoxha është emëruar drejtori i ri i Burgjeve, pas paktit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Hoxha zëvendëson në këtë detyrë tashmë ish-drejtorin, Miklovan Kopani.

Hoxha mbante më parë, deri ne 2013 detyrën e shefit të Antikrimit Financiar ne Policinë e Tiranës. Gjate detyres Hoxha u be protogonist ne arrestimin e Bashkim Tahirit, babait të ish ministrit te Brendeshem Saimir Tahiri. Pas zgjedhjeve 2013 Arjan Hoxha u shkarkua nga detyra të cilin ai e konsideroi si hakmarrje politike të Tahirit.

Përveç ministrave, marrëveshja PS-PD parashikon edhe zëvendësimin e 5 drejtorive të rëndësishme.

Ata janë: Drejtori i OSHEE, Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit, Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, Drejtori i pergjithshem i Burgjeve, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Sipas paktit Basha-Rama, kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button