☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,981 ▼ -0.02% ETH $2,241 ▼ -0.19% XRP $1.1663 ▼ -0.49% SOL $89.6900 ▼ -0.3%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
roze

Martesa e fshehtë e Zendayas dhe Tom Holland, zbulohen detaje të reja

Zendaya dhe Tom Holland thuhet se kanë organizuar një festë private me familjarët dhe miqtë e tyre, pasi u martuan në fshehtësi.

Sipas raportimeve, aktorët e filmit “Spider-Man: Brand New Day” pritën të ftuarit në hotelin luksoz Beaverbrook, në Surrey të Mbretërisë së Bashkuar. Për të ruajtur privatësinë, të ftuarve dhe stafit iu ndalua përdorimi i telefonave celularë gjatë gjithë ceremonisë.

Mediat amerikane raportojnë se çifti shpenzoi mbi 670 mijë dollarë për të rezervuar të gjithë kompleksin, i cili ndodhet pranë zonës ku Tom Holland është rritur.

Lajmet për martesën e tyre u përforcuan muaj më parë, kur stilisti i Zendayas, Law Roach, deklaroi se çifti ishte martuar tashmë në një ceremoni private.

Edhe vetë Zendaya nxiti spekulimet kur u shfaq me një unazë martese në vend të unazës së fejesës me diamant, ndërsa gjatë promovimit të filmit të tyre të fundit iu përgjigj me humor një fansi që i propozoi martesë:“Je shumë vonë!”, tha ajo.

Edhe pse as Zendaya dhe as Tom Holland nuk kanë konfirmuar publikisht martesën, raportimet e fundit dhe festa private me të afërmit kanë shtuar bindjen se çifti tashmë i ka thënë “po” njëri-tjetrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.