Kronika

Masakra, Monika Lubonja: Isha me vajzën. Kemi përjetuar tmerr

Aktorja shqiptare Monika Lubonja ka rrëfyer momentet e tmerrit, të sulmit në Mynih. Në një lidhje telefonike për Ora News Lubonja tregon se ishte bashkë me vajzën e saj. Ajo tregon se të gjthë njerëzit në këtë zonë kanë përjetuar një tmerr.

Keni qenë në vendin ku ndodhi atentati?

Unë jam e tronditur për atë që ndodhi dhe atë që përjetuam. Kam qenë me vajzën dhe gocën e hallës. Dolëm kur kishim përfunduar disa pazare, dëgjuam të uluritura. Vajzën e lajmëruan që ka vrasje. Kemi vrapuar, njerëzit ishin të tmerruar. Di vetëm që vraponim vraponim, nuk dinin se ku duhet të vraponin. Kemi përjetuar një tmerr. Njerëzit nuk kishin fuqi edhe të vraponin. Çdo gje u bllokua, taksitë nuk lejoheshin të merrnin njerëz.

Pra për momentin nuk kuptuat gjë, por patë vetëm skena?

 Po, pamë skena dhe shumë njerëz na thanë dilni shumë shpejt nga qendra, sepse problem ishte qe duhet të dilnim nga qendra. Pamë një tmerr akoma më të madh, kur njerëzit vrapnon, ishte kaos. Nuk dinm nga të iknim. Të përjetosh një gjë të tillë dhe 2 minuta larg teje vriten njerëz të pafajshëm, nuk e di ku po shkojmë. Dje doja vetëm njerëz të ndihmoja. Vajza me thoshte; unë nuk mundem më.

Në zonën ku ishim ne njerezit ishin shumë të trondiur dhe njerëzit iknin në drejtim të paditur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button