☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,732 ▲0.72%
DOW 52,427 ▲0.12%
NASDAQ 26,524 ▲1.36%
NAFTA 99.78 ▼1.95%
ARI 4,075 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,765 ▲ +0.95% ETH $2,350 ▲ +1.39% XRP $1.3246 ▲ +2.33% SOL $101.2200 ▲ +0.7%
S&P 500 7,732 ▲0.72 % DOW 52,427 ▲0.12 % NASDAQ 26,524 ▲1.36 % NAFTA 99.78 ▼1.95 % ARI 4,075 ▲0.89 % S&P 500 7,732 ▲0.72 % DOW 52,427 ▲0.12 % NASDAQ 26,524 ▲1.36 % NAFTA 99.78 ▼1.95 % ARI 4,075 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Sporti

Mavraj për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Euro 2016 i shtrembëruar

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj nuk e ka fshehur zhgënjimin për eliminimin e skuadrës kuqezi nga Euro 2016. Sipas tij, kjo nuk do të ndodhte nëse skuadrat në grupet e tjera nuk do të kishin bërë marrëveshje.

Shpresuan deri në fund se mund të kualfikoheshin.

Ndoqën në ankth të gjitha ndeshjet e fundit në grupet e tjerë të Euro 2016, por në fund zhgënjimi ishte më madh kur kuptuan se mund të kishte marrëveshje mes skuadrave që gjithashtu bënin llogaritë e tyre për në fazën tjetër të turneut.

Kjo është ideja edhe e Mërgim Mavraj, që nuk e ka fshehur aspak zhgënjimin në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
 Mërgim Mavraj mbrojtës i kombëtares: “U desh të ma shpjegonin një herë pas ndeshjes me Rumaninë. Pastaj e kuptova se do të na duhej të dridheshim për tre ditë para televizorit. Ky nuk mund të jetë kuptimi i një turneu që të ketë ndryshime të tilla. Ne luajtëm kundër Francës dhe Zvicrës, ndërsa të tjerët përballë kundërshtarëve më të dobët. Të tjerët e dinin saktësisht se si duhej të luanin për të na kaluar, meqë ne kishim mbaruar. Ky është shtrembërim i aktivitetit. Turqit, nëse do të kishin luajtur bashkë me ne të dielën, ndoshta nuk do të kishin arritur asnjëherë në 2-0, por do të ishin munduar të mbanin fitoren 1-0. Por ata e dinin se duhej të shënonin gol. Është e njëjta gjë për Portugalinë, të cilës mund t’i shërbente një 0-0. Ashtu siç nuk është e drejtë që të luash në një turne dy ndeshje të dobëta dhe pastaj të bësh një ndeshje të mirë për të kaluar turin”.
 Kombëtarja e drejtuar nga Xhani de Biazi shpresonte në kombinimin e rezultateve të skuadrave të tjera për të kaluar grupin, por në fund asnjë prej skenarëve të mundshëm nuk u realizua dhe kjo ka zhgënyer më shumë futbollistët dhe tifozët kuqezi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.