☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,701 ▲0.54%
DOW 51,989 ▼0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.29%
NAFTA 98.81 ▼0.21%
ARI 4,160 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,022 ▲ +1.05% ETH $2,403 ▲ +1.27% XRP $1.3036 ▲ +2.25% SOL $104.5700 ▲ +2.13%
S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 51,989 ▼0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.29 % NAFTA 98.81 ▼0.21 % ARI 4,160 ▼0.5 % S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 51,989 ▼0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.29 % NAFTA 98.81 ▼0.21 % ARI 4,160 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

Maya Jama dhe Mick Jagger mes yjeve të pranishëm në mbrëmjen gala të Muzeut Britanik

LONDËR, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Ylli i spektaklit “Celebrity Traitors”, Maya Jama, aktori Benedict Cumberbatch dhe këngëtari i grupit “The Rolling Stones”, Mick Jagger, ishin ndër të ftuarit në edicionin e dytë vjetor të mbrëmjes gala të Muzeut Britanik.

Ky aktivitet organizohet për të mbledhur fonde për muzeun e njohur në Londër.

Mbrëmjen e djeshme, aktiviteti u shoqërua edhe me disa protesta, përfshirë atë të një grupi pro-palestinez, i cili kundërshton sponsorizimin e muzeut nga kompania e naftës BP.

Sipas organizatorëve, ideja për këtë mbrëmje u frymëzua nga ekspozitat aktuale të muzeut, përfshirë edhe ekspozimin e përkohshëm të sixhadesë së famshme të Bayeux, e cila është sjellë hua nga Franca.

E ftuara Rosanna Konarzewski u fotografua në shkallët përpara muzeut, e veshur me një fustan të veçantë, të frymëzuar nga kjo vepër tekstili e qëndisur, e krijuar në shekullin XI.

Sixhadja, e cila është 70 metra e gjatë, është prej liri dhe paraqet, përmes figurave të qëndisura, pushtimin e Anglisë nga normanët. Ajo mbërriti në Muzeun Britanik në korrik.

Tema e mbrëmjes së këtij viti ishte ngjyra e kuqe.

Muzeu shpjegoi se kjo ngjyrë përbënte një element i përbashkët që përshkon tri ekspozitat e ardhshme” të institucionit.

Gjatë mbrëmjes, protestuesit projektuan në fasadën e ndërtesës mesazhet “Drop BP” (Ndërpritni bashkëpunimin me BP) dhe “Blood Ball” (Mbrëmja e gjakut).

Në fillim të javës, grupi aktivist “Energy Embargo for Palestine” u kishte bërë thirrje mbështetësve të organizonin një protestë gjatë mbrëmjes gala.

Grupi protestues kundërshton faktin që Muzeu Britanik po organizon aktivitete për të festuar 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe që merr para nga kompania e naftës BP për ta financuar muzeun ose aktivitetet e tij.

Protestuesja Georgie Robertson, e cila tha se ishte e ftuar në aktivitet, veshi një fustan me mbishkrimin “Ktheni skulpturat prej mermeri”, duke protestuar kundër faktit që skulpturat e njohura të Partenonit ndodhen në Londër dhe jo në Greqi.

Në një deklaratë, ajo tha se këto skulptura duhet të ribashkohen me pjesën tjetër të skulpturave të ekspozuara në Muzeun e Akropolit në Athinë.

“Muzeu ynë kombëtar duhet të pasqyrojë vlerat moderne, jo të vazhdojë trashëgiminë e dhunës koloniale dhe plaçkitjes. Kthejini skulpturat në vendin e tyre të ligjshëm”, shtoi ajo.

Skulpturat janë pjesë e frizave, brezave dekorativë të gdhendur, të tempullit të Partenonit, i ndërtuar rreth 2 500 vjet më parë.

Ato janë ekspozuar në Muzeun Britanik prej më shumë se 200 vjetësh, pasi u morën nga Lord Elgin, ambasadori britanik në Perandorinë Osmane, në fillim të shekullit XIX.

Ylli i serialit “Game of Thrones”, Gwendoline Christie, u fotografua në tapetin e kuq, e veshur me një fustan ngjyrë të kuqe të errët dhe duke mbajtur një trëndafil të kuq.

Mes të pranishmëve ishin edhe aktoret Cush Jumbo dhe Lesley Manville, aktivistja sociale Bianca Jagger dhe ish-ministri britanik i Financave, George Osborne.

Në aktivitet morën pjesë gjithashtu ish-kryeredaktori i revistës “British Vogue”, Edward Enninful, modelet Erin O’Connor dhe Adot Gak, si dhe arkitekti Kulapat Yantrasast.

Ekspozitat e tjera të muzeut përfshijnë një ekspozitë për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së dhe një tjetër që prezanton artin dhe kulturën koreane gjatë më shumë se 2 000 vjetëve.

Mbrëmja gala e vitit të kaluar mblodhi më shumë se 2,5 milionë paund (rreth 3,33 milionë dollarë) për të mbështetur partneritetet ndërkombëtare të muzeut.

Sipas institucionit, të ardhurat nga aktiviteti i këtij viti do të përdoren për projektin e tij të zhvillimit afatgjatë, i cili përfshin modernizimin e sistemeve të vjetruara të furnizimit me energji, heqjen graduale të lëndëve djegëse fosile dhe kalimin drejt burimeve të energjisë me emetime më të ulëta të karbonit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.