Policia i zmbraps me gaz lotsjellës dhe ujë, protestuesit ia ‘nxjerrin inatin’ koshave të plehrave, u vënë zjarrin!
Tensionet gjatë protestës janë përshkallëzuar më tej, teksa protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave pas muzeut, në një përpjekje për të ngadalësuar lëvizjen e forcave të policisë.
Shpërndarja që u bëri Policia me ujë e gaz, duke i detyruar të ikin drejt Rrugës së Dibrës u kthye në inat ndaj koshave të plehrave, që u dogjën.
Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa akti i djegies së kazanëve ka shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës dhe përplasjet e mundshme mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.
Sipas pamjeve, kazanët e mbeturinave janë përdorur si pengesa në rrugë, me synimin për të vështirësuar avancimin e policisë drejt zonës ku ndodhen protestuesit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.