Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar
Deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, ishte i ftuar në “Topin e Kam Unë”, ku u përball me pyetjet e të rinjve rreth protestës.
Njëri prej tyre, Enri, e pyeti nëse ka ndonjë koment për fëmijët e dhunuar gjatë protestës, ndërsa deputeti iu përgjigj se duhet bërë reflektim nga të dyja palët.
Enri: Ju kur ishit nënkryetar i bashkisë Tiranë, nuk e keni parë kryeqytetin ndonjëherë kështu. Në këto 8 ditë, a keni ndonjë koment për fëmijët e dhunuar? Unë kam parë fëmijë të mitur duke qarë. Është gjëja që nuk duhet të shmanget.
Mazniku: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Situate ë po ndodh në Tiranë, është e pazakontë. Tirana nuk ka qenë asnjëherë si sot. Çdokush që ka lidhje emocionale me qytetin, ta shohë Tiranën me gurë, me policë, me ndërtesa të djegura, është një gjë që nuk të vjen mirë. Është mirë të bësh një reflektim. Unë mendoj se duhet ta shohim çështjen në tërësinë e saj. Siç shohim përdorimin e forcës nga policia, duhet të shohim dhe përdorimin e forcës së protestuesve ndaj ndërtesave. Në çdo vend, ku përdoret dhunë ndaj ndërtesave publike, policia përdor ndërhyrje me forcë, ndaj çdo lloj moshe. Nëse 13-vjeçari ka gjuajtur me gurë dhe ka goditur një polic, atëherë ai duhet shoqëruar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.