Mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për Policinë e Shtetit, monitorimi do të bëhet nga Sallat Operative
Rreth 5 mijë kamera trupi kanë mbërritur në Shqipëri dhe pritet të shpërndahen në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë së Shtetit, duke nisur nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.
Pajisja me kamerat e reja do të nisë fillimisht me efektivët e Policisë Rrugore, të cilët do t’i mbajnë ato gjatë gjithë kohës së shërbimit. Më pas, procesi pritet të shtrihet në të gjitha strukturat e tjera policore në vend.
Një nga elementët kryesorë të këtij sistemi është mundësia e aksesimit të drejtpërdrejtë të kamerave nga Sallat Operative të Policisë. Parashikohet që kamerat të mund të aktivizohen dhe të monitorohen nga salla përkatëse, pa i lënë efektivit mundësinë për të ndërhyrë në regjistrimin e pamjeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.