☁️
Tiranë 16°C · Vranët 18 May 2026
S&P 500 7,391 ▼0.23%
DOW 49,623 ▲0.2%
NASDAQ 26,045 ▼0.69%
NAFTA 102.43 ▲1.4%
ARI 4,555 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,770 ▼ -1.98% ETH $2,112 ▼ -3.63% XRP $1.3852 ▼ -2.31% SOL $84.8000 ▼ -2.12%
S&P 500 7,391 ▼0.23 % DOW 49,623 ▲0.2 % NASDAQ 26,045 ▼0.69 % NAFTA 102.43 ▲1.4 % ARI 4,555 ▼0.16 % S&P 500 7,391 ▼0.23 % DOW 49,623 ▲0.2 % NASDAQ 26,045 ▼0.69 % NAFTA 102.43 ▲1.4 % ARI 4,555 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

“Mbështesim integrimin evropian”- Berisha: Ditët e para pas proceseve në parti nis kryengritja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të hënë një protestë para Kryeministrisë, ku foli për qëndrueshmërinë e opozitës dhe sfidat që, sipas tij, po përballin qytetarët shqiptarë.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se opozita është e vendosur të vazhdojë misionin e saj, duke u përqendruar tek e sotmja dhe e ardhmja e vendit, si dhe tek procesi i integrimit europian.

Ai u ndal në kritikat ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ku korrupsioni dhe varfëria po rëndojnë jetën e qytetarëve, ndërsa ritheksoi se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj me mbështetje të gjerë brenda dhe jashtë vendit.

“Ndaj dhe ju vini sot këtu, ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur. Qëndron për të vërtetat e mëdha të kombit, të vërtetat e mëdha të shoqërisë. Qëndron për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Qëndron jo vetëm ndaj akteve të terrorit psikologjik dhe politik, arrestimeve të liderëve politikë të opozitës nga bastardi i xhelatëve, i atij që firmosi varjen në litar të Havzi Nelës dhe që e dekoroi para tre ditësh,” u shpreh Berisha para protestuesve.

Ai e cilësoi Shqipërinë si “narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë”, duke akuzuar qeverinë se mbështetet te kartelet e drogës, korrupsioni dhe vjedhja e pasurisë publike. Sipas tij, regjimi aktual ka sjellë varfërim të shqiptarëve dhe rritje të kostos së jetesës.

“Si do jetojnë shqiptarët? E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, në një kohë kur me baxhanakun dhe vetë kanë vjedhur qindra e qindra milionë, personalisht ai miliarda. Por ne qëndrojmë. Ne jemi këtu të betuar, të pamposhtur në qëndresën tonë,” tha Berisha.

Duke u ndalur te integrimi europian, ai theksoi se Shqipëria nuk plotëson kriteret e nevojshme përveç atij gjeopolitik.

“Dhe se përveç kriterit gjeopolitik, me regjimin e Edi Ramës nuk plotëson absolutisht asnjë kriter tjetër, asnjë standard tjetër për integrimin e saj në BE. Por ne mbështesim integrimin. Po pse? Se mund të thoni pse e mbështesni. Jo, gjeopolitika është forcë natyrale. Ne nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera. Ne duam që ky vend të mbetet përjetësisht në hapësirën perëndimore, në hapësirën evropiane,” u shpreh ai.

Berisha paralajmëroi se opozita do të vijojë aksionin politik dhe se kryengritja e radhës do të nisë pas përfundimit të proceseve brenda partisë.

“Asgjë në botë nuk na ndal ne në misionin tonë pa larguar nga pushteti narkodiktatorin dhe regjimin e tij. Pa rikthyer në Shqipëri votën e lirë, shpresën, besimin, të ardhmen e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria,” përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.