Përplasje në Kuvend për buxhetin e ri, opozita kritikon deficitin mbi 720 milionë euro
Projektbuxheti 2027 parashikon deficit prej rreth 732 milionë eurosh, ose 3,5 për qind të PBB-së
Në Kuvend ka shpërthyer përplasje për projektbuxhetin e ri, ndërsa opozita kritikon deficitin prej mbi 720 milionë eurosh, sipas Alsat.
Për projektbuxhetin e vitit 2027 janë dorëzuar rreth 400 amendamente. Deputeti i së Majtës, Amar Mecinoviq, dhe deputeti i LSDM-së, Mitko Trajçuleski, kërkuan ndryshime, mes tyre edhe 40 milionë denarë për qendrën e sipërmarrjes në Kavadar.
Projektbuxheti parashikon të ardhura prej rreth 6,43 miliardë eurosh dhe shpenzime prej rreth 7,16 miliardë eurosh, me deficit prej rreth 732 milionë eurosh, ose 3,5 për qind të PBB-së. Rritja ekonomike pritet të jetë 3,8 për qind, ndërsa inflacioni 3,2 për qind. Krahasuar me vitin 2026, të ardhurat rriten me 332 milionë euro, shpenzimet me 426 milionë euro dhe deficiti me 94 milionë euro, ndërsa investimet kapitale rriten vetëm me 11 milionë euro.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.