⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,376 ▲0.03%
NASDAQ 26,461 ▲1.12%
NAFTA 99.83 ▼1.9%
ARI 4,072 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,580 ▲ +0.33% ETH $2,345 ▲ +0.8% XRP $1.3193 ▲ +1.56% SOL $100.7700 ▼ -0.48%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,461 ▲1.12 % NAFTA 99.83 ▼1.9 % ARI 4,072 ▲0.82 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,376 ▲0.03 % NASDAQ 26,461 ▲1.12 % NAFTA 99.83 ▼1.9 % ARI 4,072 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Mbi 1,000 artistë kërkojnë bojkotimin e Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit

Mbi 1,000 muzikantë ndërkombëtarë, kanë nënshkruar një letër duke bërë thirrje për bojkotimin e Festivalit të Këngës në Eurovizion në shenjë proteste ndaj

Mbi 1,000 muzikantë ndërkombëtarë, kanë nënshkruar një letër duke bërë thirrje për bojkotimin e Festivalit të Këngës në Eurovizion në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit.

Nisma është ndërmarrë nga grupet e fushatës “Pa Muzikë për Gjenocidin” dhe Fushata Palestineze për Bojkotin Akademik dhe Kulturor të Izraelit, të cilat i kanë kërkuar Unionit Evropian të Transmetimeve që të përjashtojë transmetuesin publik izraelit, KAN, nga gara e këtij viti.

Në letrën e hapur thuhet se lejimi i Izraelit për të marrë pjesë “për të tretin vit radhazi” ndodh pavarësisht akuzave për gjenocid në Gaza. .

“Ne refuzojmë të heshtim përballë dhunës që po shkatërron jetët e palestinezëve,” thuhet në deklaratën e artistëve të cilët shtojnë se nuk mund të qëndrojnë të heshtur përballë situatës humanitare në Gaza dhe shkatërrimit të jetës kulturore atje, duke e parë bojkotin si një formë presioni moral.

Nga ana tjetër, EBU ka mbrojtur vendimin e saj, duke theksuar se Eurovision është një garë midis transmetuesve publikë dhe jo qeverive, dhe se pjesëmarrja nuk duhet të politizohet.

Debati është thelluar edhe më tej pasi disa vende, përfshirë Spanja, Irlanda, Sllovenia, Holanda dhe Islanda janë tërhequr nga edicioni i këtij viti.

Edicioni i 70-të i Eurovisionit pritet të mbahet në Vienë me finalen e planifikuar për 16 maj 2026, në një klimë të tensionuar që po e kthen këtë event muzikor në një nga më të diskutuarit politikisht në historinë e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.