☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Mbi 240 mijë persona të punësuar në katër vjet

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha në Komisionin e Ekonomisë se në 4 vite kemi punësuar mbi 240 mijë persona, që është gati 35% më shumë se numri i të punësuarve në 30 vitet e fundit.

“Në korrik të vitit 2018 bazuar nga të dhënat zyrtare në Shqipëri, rezulton janë 724 mijë vende pune të deklaruara me 690 mijë të punësuar të deklaruar, krahasuar me 430 mijë të punësuar që ishin në vitin 2013”, – tha Ahmetaj.

Sipas tij, nga 690 mijë të punësuar që ka Republika e Shqipërisë deri tani, gati 240 mijë janë të punësuar vetëm në 4 vitet fundit.

Kjo do të thotë, shpjegoi ai, që gati 35% e të punësuar janë punësuar vetëm në mandatin e parë të qeverisë Rama.

“Sigurisht, – u shpreh kreu i Financave dhe Ekonomisë, – pritshmëria për punësimin është edhe më e madhe, por dua të kujtoj, që të mos harrojmë qe kemi ardhur nga një krizë e fortë financiare ekonomike e vitit 2013”.

“Viti 2012 ishte viti, që duke iu referuar edhe raportit të BB, varfëria arriti kulmin në Shqipëri, ku papunësia dhe varfëria ishin të pakrahasueshme edhe me vitet 1997-1998 dhe ndërkohë që nga 2013 kemi mundur që në ekonomi të kemi krijuar mbi 240 mijë të punësuar dhe kemi krijuar gati 260 mijë vende pune të reja, që janë mbi 35 % më shumë të punësuar se në 30 vitet e fundit në Shqipëri”, – deklaroi Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.