☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.61 ▼15.35%
ARI 4,831 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,603 ▲ +4.02% ETH $2,248 ▲ +6.4% XRP $1.3775 ▲ +4.48% SOL $84.9100 ▲ +6.2%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.61 ▼15.35 % ARI 4,831 ▲3.12 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.61 ▼15.35 % ARI 4,831 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Mbi 400 padi shqiptare në Gjykatën e Strasburgut

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ), ku u prit në një takim të veçantë nga kreu i kësaj gjykate, Guido Raimondi.

Gjatë bisedës, Zaganjoir e njohur drejtuesi e Gjykatës së Strasburgut me përpjekjet për hartimin e reformës në drejtësi në vendin tonë. Ai ka theksuar se kjo reformë paraqet një rëndësi parësore për sistemin gjyqësor, në drejtim të garantimit të pavarësisë së gjyqtarëve, forcimit të shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, rritjen e eficencës, transparencës, etj.

“Gjyqtarët janë përfshirë në këtë proces duke shfaqur në mënyrë të vazhdueshme mendimet dhe opinionet e tyre lidhur me reformën, në kontakt me grupet e punës si dhe përmes Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe formave të ndryshme të komunikimit institucional dhe me publikun”, tha Zaganjori, duke shtuar se përfaqësues të gjyqësorit kanë realizuar takime edhe me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Në takim u diskutua edhe me terma konkretë lidhur me problematikën për respektimin e Konventës, duke paraqitur disa shqetësime. Më konkretisht Z. Raimondi theksoi se këto probleme kanë të bëjnë me respektimin e nenit 5 mbi lirinë dhe sigurinë e personit, lidhur me kushtet në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe paraburgimit, si dhe nenit 6/1 lidhur me respektimin e gjykimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm.

Gjithashtu, Raimondi vlerësoi përpjekjet e ndërmarra për respektimin e standardeve të parashikuara në nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës, për zgjidhjen e problemit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Z. Raimondi theksoi se ishte në dijeni të faktit se është miratuar një ligj i ri i cili tenton të zgjidhë një herë e mirë, brenda një periudhe 10 vjeçare, çështjen e pronave duke patur parasysh standardet e përcaktuara në vendimin pilot “Puto kundër Shqipërisë”.

Sipas tij, ky është tregues i seriozitetit të shtetit Shqiptar për të adresuar çështjen e pronave, nëpërmjet hartimit të këtij ligji, cili mendohet se do të sjellë përmirësime të karakterit ligjor, administrativ dhe financiar. Aktualisht ligji nuk ka hyrë ende në fuqi e po i nënshtrohet kontrollit kushtetues nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare.

Në këtë aspekt Z. Raimondi u shpreh se me hyrjen në fuqi të ligjit dhe pas përfundimit të procesit të kontrollit të kushtetutshmërisë së tij, GJEDNJ do të ketë mundësi që nëpërmjet një çështje konkrete të vlerësojë respektimin e standardeve të këtij ligji. Aktualisht në GJEDNJ ndodhen për shqyrtim 426 çështje gjyqësore, prej të cilave rreth gjysma e tyre kanë të bëjnë me çështjen e pronave.

Marrë nga Gazeta Dita 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.