☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.18 ▼0.37%
ARI 4,143 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,839 ▲ +0.99% ETH $2,451 ▲ +1.99% XRP $1.3309 ▲ +2.12% SOL $106.6200 ▲ +1.81%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,143 ▼0.42 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.18 ▼0.37 % ARI 4,143 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Arte

Mbi 424 mijë vizitorë gjatë muajve janar-maj në muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë

Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në vendin tonë gjatë muajve janar-maj 2026 kanë pritur mbi 424 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Gjatë kësaj periudhe, 143,086 vizitorë janë shënuar vetëm në muzetë kombëtarë në vendin tonë;188,437 vizitorë në parqet arkeologjike dhe 91,559 vizitorë në kala dhe monumente të kulturës.

Shifrat për numrin e vizitorëve u bënë me dije një ditë më parë nga Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që shprehet se ka një rritje të numrit të vizitorëve. “Gjatë muajve janar-maj 2026, institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore kanë mirëpritur plot 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj, duke e kthyer kulturën në një nga historitë më të bukura të suksesit të vendit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vizitueshmëria është rritur me +95.71 për qind, ndërsa të ardhurat e gjeneruara kanë shënuar një rritje spektakolare prej +147.44 për qind!

Ndërsa krahasuar me vitin e shkuar vizitueshmëria u rrit me +9.9 për qind dhe të ardhurat u rritën me +7.3 për qind!”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në një reagim të tij në rrjete sociale për numrin e vizitorëve gjatë muajve janar- maj 2026 në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në vend. Ministri Blendi Gonxhja thotë më tej, se trashëgimia jonë nuk është thjesht histori, ajo është energji, krenari kombëtare dhe një magnet, që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vendi dhe e gjithë bota.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.