🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,530 ▼ -0.16% ETH $2,247 ▲ +0.19% XRP $1.2496 ▼ -0.5% SOL $95.8900 ▼ -1.31%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Sporti

Mbrëmja e zhgënjimit të madh, Mbappe nuk fshihet: Shumë gabime dhe pak komunikim mes nesh

Humbja me Spanjën është shoqëruar me hidhërim, por nuk ka pasur rrëmuja në qytetet franceze. Po mendohet menjëherë për fillimin e erës “Zidane”.

Zhgënjim i madh. Fjalët që të gjithë kanë thënë te Franca pas eliminimit nga Kupa e Botës. Nga trajneri Didier Deschamps, që pas ndeshjes për vendin e 3-të do të largohet nga stoli i “Gjelave” pas 14 vitesh, te kapiteni Kylian Mbappe, i cili donte kupën e dytë personale.

Edhe tifozët kanë përjetuar zhgënjim nga “Bleus”, që u rrëzuan nga piedestali i favoritit nga një Spanjë pragmatiste dhe superiore. Baret u boshatisën shumë shpejt mbrëmjen e djeshme në Francë, pas vërshëllimës përfundimtare në Dallas, por pa bërë rrëmuja. “L’Equipe” shkruan se Franca u mbyt në lojë, në strategji dhe në përballimin e emocioneve.

Shumë i kthjellët kapiteni Mbappe, i cili ka deklaruar: “Nuk bëmë ndeshjen që donim, atë që kishim përgatitur taktikisht dhe teknikisht. Kur nuk bën atë që është e nevojshme, nuk i fiton këto ndeshje. Spanja bëri atë që di të bëjë, kontrolloi lojën. Nuk arritëm t’i imponoheshim, bëmë shumë gabime dhe nuk ishim të zotët t’i godisnim kur kishim mundësi.

Nëse Spanja imponon ritmin e saj, është shumë e vështirë. Ne nuk respektuam planin tonë të lojës, sepse në presing ishim në inferioritet në mesfushë. Me Rodri e Fabian ata kishin shumë kohë për të kontrolluar lojën, mes nesh pati pak komunikim për presingun te lojtarët qendrorë. Ky ishte një gabim.

Kur rikuperonim topin lart, teknikisht nuk ishim në lartësinë e një gjysmëfinaleje botërore. Jemi të zhgënjyer, por nuk bëmë atë që ishte e nevojshme për të shkuar në finalen që gjithë vendi ëndërronte. Fitohet me kokën lart, por edhe humbet me kokën lart. Pas këtij zhgënjimi duhet të kthejmë faqen, duke mësuar nga humbja”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.