☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 83.90 ▲2.59%
ARI 4,010 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $63,968 ▼ -1.12% ETH $1,853 ▼ -0.8% XRP $1.0848 ▼ -1.06% SOL $75.7100 ▼ -0.47%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.90 ▲2.59 % ARI 4,010 ▼0.22 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 83.90 ▲2.59 % ARI 4,010 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Arte

Mbrëmje muzikore në Rubik, Capreolus Duo performon në Kishën e Shëlbuemit

“Albania International Guitar Festival” mbërriti këtë vit në edicionin e dhjetë, me koncerte që po zhvillohen në Tiranë, por dhe në qytete të tjera të vendit. Në vijim të programit muzikor, koncerti i Capreolus Duo i përbërë nga Julian Richter dhe Verena Merstallinger nga Austria në ambientet e Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishte një mbrëmje e veçantë. Publiku vendas në këtë koncert vlerësoi performancën e artistëve austriakë me duartrokitje të shumta dhe ngrohtësi të jashtëzakonshme.

Sipas organizatorëve të festivalit “Albania International Guitar Festival”, koncerti në këtë destinacion të veçantë synon që të promovojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore, duke kontribuar njëkohësisht në konservimin dhe gjallërimin e saj. “Gjithashtu, këto aktivitete synojnë të nxisin zhvillimin e turizmit muzikor, duke e kthyer këtë monument të rëndësishëm në një pikë takimi mes artit, kulturës dhe vizitorëve”, thuhet rreth koncertit. Ky koncert u realizua në partneritet me Ambasada e Austrisë në Shqipëri, me mbështetjen e Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe donatorë të tjerë. Jo vetëm koncerte për publikun, por edicioni i 10-të i “Albania International Guitar Festival” këtë vit në vendin tonë gjithashtu përfshin dhe masterklasa, workshope, prezantime kitarash, seminare dhe projektime filmash dokumentarë kushtuar figurave të rëndësishme të kitarës.

Edicioni i këtij viti nisi në muajin maj, por gjatë viteve të tij, festivali ka sjellë në Shqipëri emra të njohur si José María Gallardo del Rey, Paco Seco, Anton Baranov, Luigi Attademo, Quartetto di Cremona, Barcelona Duo, Vienna Duo, Petrit Çeku, Vlatko Stefanovski, Gabriel Guillén, Refik C. Kaya, Ingrid Riollot, Eduardo Inestal, Gerhard Reichenbach, Daniel März, Florian Palier e shumë të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.