☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,601 ▼1.55%
DOW 51,969 ▼0.71%
NASDAQ 25,533 ▼2.49%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,907 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,636 ▼ -5% ETH $2,229 ▼ -5.84% XRP $1.2534 ▼ -4.22% SOL $94.7700 ▼ -7.57%
S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 % S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare në Kuvend

Pas disa herëve 5 minuta pushim dhe tensioneve e debateve, seanca plenare është mbyllur me votim ashtu si edhe u lajmërua nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi.

Të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë këtu të gjitha rezolutat, projektvendimet dhe projektligjet  janë miratuar me votat e socialistëve. Teksa gjatë votimit deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të qëndrojnë në foltore dhe duke bërtitur, ndërsa një pjesë e tyre edhe u kanë rënë tavolinave, duke bërtitur edhe thirrje të tilla si “Hajdut”, “Rama në burg”, “Dorëheqje”. Mes tyre ishin rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së SPAK-ut dhe gjashtë institucioneve të tjera kushtetuese të pavarura, si dhe akti normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit. Si dhe akti normativ që parashikon financimin me 4.3 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, një vendim që ka ngjallur debat në opinionin publik dhe në radhët e opozitës.

Pak para përfundimit të votimit, deputetët demokratë janë larguar nga Kuvendi. Teksa pasi janë miratuar të gjitha pikat që ishin në rendin e ditës, Niko Peleshi ka lajmëruar mbyllen e seancës së sotme. Ndërkohë jashtë Kuvendit vijojnë të qëndrojnë protestuesit, ku situata paraqitet më e qetë.

Kujtojmë se në datën 30 Korrik do të ketë një tjetër seancë plenare, dhe ndryshe nga sa ishte menduar më parë seanca e sotme nuk është e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.