🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.36 ▼0.04%
ARI 4,578 ▲0.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $69,473 ▲ +7.48% ETH $2,267 ▲ +18.42% XRP $1.1174 ▲ +11.55% SOL $85.9700 ▲ +11.48%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.36 ▼0.04 % ARI 4,578 ▲0.73 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.36 ▼0.04 % ARI 4,578 ▲0.73 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
20 Aug 2026
Breaking
Arte

Mbyllet në Korçë programi treditor i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili, aktivitetet vijojnë në Dhërmi

Me aktivitetet e ditës së tretë u mbyll programi i edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili në Korçë.

Gjatë ditës së fundit, publiku pati mundësinë të ndjekë në GAD Gallery programin e filmave dhe veprave të video artit të paraqitura në formatin “Loop”, ndërsa pjesëmarrësit e festivalit zhvilluan gjithashtu një vizitë në zonën e Vithkuqit, ku u organizua një retreat dhe një tur në kishat historike të zonës.

Pas tre ditësh me projeksione, diskutime, prezantime artistësh dhe aktivitete kulturore në Korçë, festivali zhvendoset tashmë në Dhërmi, ku do të vazhdojë nga 18 deri më 20 qershor.

Programi në Dhërmi do të zhvillohet në disa hapësira të fshatit, përfshirë Sheshin Kostandini Heleni, Shtëpinë e Mitit, Shtëpinë e Vasos, Shtëpinë e Milos dhe Sheshin Petro Marko. Gjatë tri ditëve, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë projeksione të filmave, ekspozita dhe vepra video arti nga autorë ndërkombëtarë.

Aktivitetet do të zhvillohen çdo ditë nga ora 11:00 deri në 22:00, duke e kthyer fshatin e Dhërmiut në një hapësirë të hapur ekspozimi dhe takimi për artistë, krijues dhe vizitorë.

Më 18 qershor, dita e parë e programit në Dhërmi do të nisë me ekspozita dhe projeksione në shtëpitë tradicionale të fshatit, ku do të prezantohen filma të shkurtër, dokumentarë dhe vepra video arti nga artistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë mënyrë, pas përfundimit të etapës së Korçës, Festivali Ndërkombëtar i Video Artit Gjon Mili vijon rrugëtimin e tij në jug të Shqipërisë, duke sjellë për tre ditë të tjera programin e tij artistik në Dhërmi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.