Kronika

Më e keqja pritet nesër?

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, situata e rreshjeve pritet të përkeqësohet pas mesnatës dhe paraditen e nesërme por më problematike do të jetë në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Qytetet më të rrezikuara sipas saj janë Gjirokastra dhe Saranda.

“Gjatë orëve në vijim dhe në orët e mbrëmjes do kemi pauza të shirave por do vazhdojnë. Pas mesnatës zhvillim të vranësirave. Shira me intensitete do ketë pjesa qendrore dhe jugore. Problemi mbetet në zonat qendrore dhe jugore. Gjiroakstra dhe Saranda pritet të kenë 90 mm deri në 100 mm shi gjatë orëve në vijim”, tha Porja për mediat.

Deri në orët e mbrëmjes shirat do jenë prezentë por nuk do ketë problem.

Problemet do jenë gjatë natës dhe në orët e paradites së nesërme. Në Gjirokastër dhe Sarandë situata do jetë më problematike. Në Tiranë ka patur 103 mm shi në 5-6 orë. Shkodra, Lezha, laçi, Kruja e Burreli do kenë reshje por më pak, 30-40 mm. Problematike një pjesë e qendrës dhe zonat jugore, kryesisht Gjirokastra dhe Saranda. Në këto zona pritet edhe erë e fortë, kryesisht deti. Pritet të përmirësohet situata nesër pasdite dhe gjatë të mërkurës dhe të premtes. Në zonat malorë në ditët në vijim do ketë edhe reshje bore. Nga e mërkura do bien temperatura. Pritet situata në përmirësim pas natës së sotme”, tha Porja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button