☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.24 ▼1.41%
ARI 4,083 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,098 ▼ -5.29% ETH $2,238 ▼ -7.29% XRP $1.1981 ▼ -9.17% SOL $90.1300 ▼ -6.79%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.24 ▼1.41 % ARI 4,083 ▼0.75 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.24 ▼1.41 % ARI 4,083 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

“Më kanë ofruar zv.kryeministër…! Mua jo”- Lapaj dhe Qori përplasen në studio mes tyre: Ti nuk kishe vota! Askush

Bashkëpunimi mes forcave të reja politike përballë mazhorancës ishte një tjetër pikë diskutimi këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, çka solli debate mes krerëve të partive.

Ndërkohë që kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, po tregonte se kishte refuzuar oferta nga mazhoranca për disa poste qeveritare, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, me ironi tha se ai nuk ka pasur kurrë oferta, sepse e dinë që nuk i pranon.

Kjo bëri që Lapaj t’i kujtonte Qorit se sa vota kishte marrë në zgjedhjet e fundit.

Rakipi: Ju keni qenë i hapur për bashkëpunim? Njëherë që bëtë dhe e hëngrët nga bashkëpunimi. Zoti Shabani e donte mandatin për dajën, vetë vajti Avokat i Popullit. Mos është më mirë të garoni vetë, siç thotë Qori?

Lapaj: Unë personalisht kam hyrë në politikë që në këtë vend të sjell një frymë tjetër, që e vendos besimin si element. Këtu ka një gjeneratë tjetër. Unë rrallë hezitoj ta shtyj jetën publike drejt bashkëpunimit. Politika nuk mund të jetë mundësi e një grupi egoistësh, që spikasin në jetën publike.

Për mua, politika duhet të jetë për njerëzit, për fermerët që nuk marrin subvencione. Politika duhet të jetë shpresë për të sëmurin që nuk ka ilaçe. Kjo arrihet duke dhënë zgjidhje.

Politika është që fëmijët të mos ikin më nga Shqipëria. Sot mosha mesatare ka shkuar 45 vjeç. Nëse presim që Shqipërinë ta bëjmë vetëm, nuk ka më popull. Sot po lindin 23 mijë, po vdesin 23 mijë. Ky vend nuk do të ekzistojë më pas 30 vitesh.

Ne që jemi këtu, a mund t’u japim shpresë njerëzve, një rreze drite, që të thonë se po, ka djem që lënë mënjanë egon për të rrëzuar një regjim që po rrezikon atdheun? Atdheu është më i rëndësishëm se ne.

Ju më thoni mua që del një surrogato që shkon e shitet te pushteti, e të mbaj unë përgjegjësi. Ti duhet të më thuash: “Bravo, Adriatik, që nuk pranove të shkoje zv.kryeministër”. Refuzova dy herë kryeministrin. Edhe sot më vijnë dhe u them përherë JO. Doni ta mendoni politikën si snobizëm? Hajde ta pranojmë.

Qori: Unë nuk do të bëj miting. Mua s’më ka kërkuar askush.

Lapaj: Nuk kishe vota. Është punë votash ajo.

Qori: As në të shkuarën, as në të tashmen, asnjë njeri i Ramës dhe Berishës nuk do të guxojë të më afrohet. Ndoshta zoti Lapaj e ka pasur për mua këtë punën e egoizmit. Unë jam i pari kryetar partie që nuk kam kryesuar listën.

Rakipi: Mos ndoshta nesër duhet të hyni bashkë?

Lapaj: E kam për të gjithë faktorët unë.

Qori: Më ka habitur kjo tendencë për zhvendosjen e qëllimit. Për mua, Edi Rama rrëzohet para zgjedhjeve lokale. Çdo njeri i ndershëm sot duhet të pyesë veten nga mëngjesi në darkë: Çfarë mund të bëjmë ne që protesta të kapë kulme, të jetë më e fuqishme dhe të rrëzojë qeverinë? Do të jetë hera e parë që të rrëzojmë një qeveri pa shkuar te kallashnikovi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.