🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.56 ▲2.05%
ARI 4,139 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,520 ▼ -0.87% ETH $2,385 ▼ -1.33% XRP $1.2943 ▼ -0.54% SOL $104.1500 ▼ -0.42%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.56 ▲2.05 % ARI 4,139 ▼0.5 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.56 ▲2.05 % ARI 4,139 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Është zbardhur sot më 20 tetor dëshmia e N.M, autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur një ditë më parë në Kamëz.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti me vëllezërit nisi për shkak të kalimit të një betoniereje, ndërsa situata agravoi pas një përplasjeje mes palëve.

N.M ka deklaruar se ai dhe familjarët e tij u kishin kërkuar vëllezërve që betonierja të kalonte nga një rrugë alternative, pasi manovrat e mjetit përpara banesës së tyre shkaktonin zhurmë. Sipas tij, kërkesa nuk ishte pranuar dhe mes tyre kishte pasur debate e përplasje verbale.

Në dëshminë e tij, N.M pretendon se S.I kishte shtyrë dhe goditur prindërit e tij. Pasi kishte marrë vesh për këtë, ai thotë se ishte nxehur, ndërsa më pas konflikti u përshkallëzua me mbërritjen e dy vëllezërve të tjerë, Nazmi dhe Selam Islamaj.

“Vëllezërit kanë qenë duke kryer punime dhe betonierja vinte para shtëpisë sonë. Ne u kërkuam ta kalonin nga një rrugë alternative, pasi duhej të bënte shumë manovra. Ata nuk pranuan dhe na u kthyen keq. Sh.I kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë, u nxehа dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Nazmi dhe Selam Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistoletë, të cilën e kisha në shtëpi”, ka deklaruar N.M, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.

Sipas të dhënave të bëra publike, arma e përdorur në ngjarje ishte një pistoletë e tipit TT. N.M, i cili ishte pjesë e Policisë Ushtarake, e kishte armën në banesë.

Dëshmia e tij paraqet versionin që ai ka dhënë për motivin dhe rrethanat e konfliktit, që përfundoi me dy viktima.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në Bathore të Kamzës, ku N.M pas një konflikti të çastit vrau dy vëllezër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.