☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,587 ▼1.73%
DOW 51,907 ▼0.83%
NASDAQ 25,435 ▼2.86%
NAFTA 104.13 ▲2.09%
ARI 3,907 ▼3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,368 ▼ -4.96% ETH $2,227 ▼ -5.57% XRP $1.2458 ▼ -4.27% SOL $94.8200 ▼ -7.04%
S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 % S&P 500 7,587 ▼1.73 % DOW 51,907 ▼0.83 % NASDAQ 25,435 ▼2.86 % NAFTA 104.13 ▲2.09 % ARI 3,907 ▼3.09 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kosova

Më shumë transparencë në sektorin e ujit, KRU-të nisin raportimin përmes SISHU-së

Programi IWRM-K, në bashkëpunim me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) dhe përfaqësuesit e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit (KRU), ka prezantuar zyrtarisht Modulin e Performancës në Sistemin Informativ të Shërbimeve Ujore (SISHU).

Ky modul synon të avancojë digjitalizimin e sektorit të ujit në Kosovë, duke mundësuar që i gjithë cikli i të dhënave të performancës të menaxhohet përmes një platforme të vetme.

Sipas organizatorëve, platforma përfshin proceset nga raportimi dhe verifikimi, deri te auditimi, validimi dhe gjenerimi i raporteve.

“Moduli sjell në një platformë të vetme të gjithë ciklin e të dhënave të performancës – nga raportimi dhe verifikimi, deri te auditimi, validimi dhe gjenerimi i raporteve”, është bërë e ditur gjatë prezantimit.

Përmes kësaj zgjidhjeje, KRU-të do të mund t’i raportojnë drejtpërdrejt të dhënat vjetore, ndërsa ARRU do të ketë mundësi t’i kontrollojë, verifikojë dhe analizojë ato në mënyrë më të shpejtë dhe të unifikuar.

Platforma mundëson gjithashtu krahasimin e performancës ndërmjet kompanive rajonale të ujësjellësit, si dhe ruajtjen e të dhënave ndër vite, duke krijuar një bazë më të qëndrueshme për analiza dhe vendimmarrje.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e KRU-ve u njoftuan me funksionalitetet e modulit dhe nisën raportimin e drejtpërdrejtë të të dhënave të audituara për vitin 2025.

“Më shumë të dhëna. Më shumë transparencë. Vendimmarrje më e mirë”, u tha gjatë aktivitetit.

Sipas Programit IWRM-K, lansimi i modulit përbën një hap konkret drejt krijimit të një sektori të ujit më modern, transparent dhe më të përgatitur për vendimmarrje afatgjatë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.