☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.99 ▲0.23%
ARI 4,018 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,722 ▼ -0.41% ETH $2,309 ▼ -0.4% XRP $1.2998 ▲ +1.32% SOL $99.7500 ▼ -1.04%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.99 ▲0.23 % ARI 4,018 ▼0.51 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.99 ▲0.23 % ARI 4,018 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Media britanike “Rest Less”: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike për pushime në Evropë

– Udhëtimet mund të jenë të kushtueshme, por zgjedhja e duhur e destinacionit mund t’i bëjë ato shumë më të përballueshme, shkruan Selene Nelson në një artikull te botuar në median britanike “Rest Less”.

Në Evropë ka shumë vende të bukura, me atraksione të veçanta dhe kosto të ulëta, të cilat ofrojnë mundësi të mira për pushime pa shpenzuar shumë.

Prandaj, për turistët që dëshirojnë të udhëtojnë me një buxhet të kufizuar, nuk mungojnë alternativat për të organizuar një pushim të këndshëm me çmime të favorshme.

Shqipëria, ndër destinacionet më të përballueshme në Evropë

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë një nga destinacionet më pak të njohura të Evropës.

Sot, vendi është i hapur ndaj vizitorëve të huaj dhe pritet që numri i turistëve të vijë duke u rritur.

Vija e saj bregdetare, e njohur si Riviera Shqiptare, karakterizohet nga plazhe tërheqëse dhe ujëra të kaltër.

Edhe në zonat më të frekuentuara turistike, si Dhërmiu dhe Ksamili, numri i vizitorëve ndërkombëtarë mbetet relativisht i kufizuar, krahasuar me destinacione të tjera të njohura evropiane.

Për këtë arsye, kostot e akomodimit, ushqimit dhe transportit mbeten relativisht të përballueshme.

Në zonat e brendshme të vendit, vizitorët mund të zbulojnë male të larta, qytete historike me kala, rrënoja kështjellash dhe gjurmë të qytetërimeve të lashta greke e romake.

Kjo larmi e bën Shqipërinë një destinacion të përshtatshëm për kategori të ndryshme turistësh, nga ata që interesohen për historinë dhe trashëgiminë kulturore, te adhuruesit e aventurës dhe pushimeve bregdetare.

Kryeqyteti, Tirana, me jetën e tij dinamike, përbën një pikënisje të përshtatshme për të eksploruar pjesën tjetër të vendit.

Gjithashtu, ai renditet ndër qytetet evropiane ku konsumimi i ushqimit në restorante mund të përballohet me kosto relativisht të ulëta.

Evropa, mundësi të shumta për pushime me buxhet të kufizuar

Britania e Madhe ka përparësinë e afërsisë gjeografike me Evropën kontinentale, e cila ofron një larmi të madhe peizazhesh, kulturash dhe përvojash turistike.

Kontinenti përbën më shumë se gjysmën e turizmit ndërkombëtar në botë, çka dëshmon rëndësinë e tij në sektorin e udhëtimeve.

Megjithëse vende si Franca, Spanja dhe Italia janë ndër destinacionet më të frekuentuara nga turistët, ato nuk janë domosdoshmërisht alternativat më ekonomike.

Turistët mund të përjetojnë pushime po aq tërheqëse edhe në vende të tjera evropiane, ku kostot janë më të ulëta.

Nga plazhet me rërë të pastër të Malit të Zi, te malet e thepisura dhe ujërat e kthjellëta të Shqipërisë, si dhe qytetet e fshatrat karakteristike të Evropës Lindore, kontinenti ofron një gamë të gjerë destinacionesh që mund të eksplorohen edhe me një buxhet të kufizuar.

Më poshtë janë renditur 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë, sipas artikullit të publikuar nga media britanike “Rest Less” :

Mali i Zi Shqipëria Portugalia Malta Republika Çeke Greqia Sllovakia Bullgaria Polonia Rumania Hungaria Bosnjë-Hercegovina Sllovenia Estonia /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.