🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,018 ▲ +0.48% ETH $2,454 ▲ +0.75% XRP $1.3863 ▲ +0.08% SOL $104.6200 ▲ +1.21%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Bota

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

– Shqipëria po shndërrohet në një prej destinacioneve turistike më tërheqëse të Mesdheut, falë ndërthurjes së plazheve, trashëgimisë historike e kulturore, peizazheve natyrore dhe kostove relativisht të përballueshme, shkruan Teresa Navarro Ortega në median spanjolle “Noticias de Vino”.

Vendi është bërë gjithashtu një prej destinacioneve më të përfolura në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku promovohet për mundësinë për të shijuar turizmin bregdetar dhe gastronominë me kosto më të ulët krahasuar me destinacione të tjera të Mesdheut.

Megjithatë, përtej imazheve të publikuara në rrjetet sociale, Shqipëria ofron një gamë të gjerë atraksionesh historike, kulturore dhe natyrore, të cilat mund të përfshihen në një itinerar më të plotë udhëtimi.

Riviera Shqiptare

Riviera Shqiptare, që shtrihet përgjatë bregdetit jugor nga Vlora deri në Ksamil, mbetet një prej zonave më të rëndësishme për turizmin veror.

Ksamili, i njohur për ujërat e kthjellëta dhe ishujt e vegjël pranë bregut, është ndër destinacionet më të frekuentuara. Gjatë muajve të verës, veçanërisht në gusht, zona përballet me një fluks të lartë vizitorësh.

Për turistët që kërkojnë një alternativë më të qetë, Dhërmiu ofron plazhe me ujëra të kthjellëta dhe një atmosferë më të qetë.

Berati, Gjirokastra dhe Butrinti

Shqipëria ofron edhe një trashëgimi të pasur historike dhe kulturore, përtej destinacioneve bregdetare.

Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti dallohet për arkitekturën tradicionale, shtëpitë historike dhe kalanë, e cila vijon të jetë e banuar.

Gjirokastra, e njohur si “qyteti i gurtë”, është një tjetër destinacion i rëndësishëm kulturor. Qendra historike, rrugët me kalldrëm dhe pamjet mbi luginën e Drinos përbëjnë ndër karakteristikat kryesore të qytetit.

Në jug ndodhet edhe Parku Arkeologjik i Butrintit, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Zona përmban gjurmë të rëndësishme të qytetërimeve greke, romake dhe bizantine dhe konsiderohet një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë.

Alpet Shqiptare

Veriu i vendit përbën një tjetër alternativë për turistët e interesuar për natyrën dhe aktivitetet në terren.

Itinerari Theth-Valbonë është ndër shtigjet më të njohura të ecjes në Alpet Shqiptare, duke ofruar peizazhe malore dhe mundësi për të eksploruar natyrën.

Një tjetër atraksion i rëndësishëm është liqeni i Komanit. Udhëtimi me traget përmes liqenit ofron pamje të veçanta të shpateve shkëmbore dhe ujërave me ngjyrë të gjelbër të thellë.

Tirana

Kryeqyteti i Shqipërisë është një tjetër destinacion i rëndësishëm për vizitorët.

Tirana ndërthur historinë e periudhës komuniste me zhvillimin urban, arkitekturën, gastronominë dhe jetën kulturore.

Ndër atraksionet kryesore është Bunk’Art, një bunker nëntokësor i ndërtuar gjatë periudhës komuniste dhe i shndërruar në muze të artit dhe historisë. Objekti ofron një pasqyrë mbi periudhën e izolimit të Shqipërisë gjatë regjimit komunist.

Blloku është një tjetër zonë e njohur e kryeqytetit. Gjatë periudhës komuniste, zona ishte e rezervuar për drejtuesit e lartë të regjimit, ndërsa sot është një prej qendrave kryesore të gastronomisë dhe argëtimit në Tiranë.

Ndër produktet tradicionale që rekomandohet të provohen është byreku, një prej ushqimeve më të njohura të gastronomisë shqiptare.

Syri i Kaltër dhe Banjat e Bënjës

Në jug të Shqipërisë ndodhet Syri i Kaltër, një prej burimeve natyrore më të njohura të vendit. Burimi karakterizohet nga ujëra me ngjyrë blu të thellë në qendër dhe nuanca të kaltra e turkeze përreth.

Thellësia e plotë e burimit nuk është përcaktuar. Zhytësit kanë arritur të zbresin në më shumë se 50 metra, ndërsa uji ruan temperaturë të ulët. Për këtë arsye, larja në burim nuk rekomandohet dhe në zonë zbatohen kufizime për hyrjen në ujë.

Pranë këtij destinacioni ndodhen edhe Banjat e Bënjës, të njohura për pishinat natyrore me ujëra termale dhe për urën historike osmane të shekullit XVII.

Siguria dhe mikpritja

Perceptimet për Shqipërinë të krijuara gjatë viteve ’90 nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht realitetin e sotëm. Mikpritja është një prej elementeve që lidhen tradicionalisht me kulturën shqiptare.

Koncepti i “Besës”, i konsideruar pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare, lidhet me respektin dhe mbrojtjen e mikut apo të mysafirit.

Shqipëria është kthyer në një destinacion të vizitueshëm nga turistë të shumtë ndërkombëtarë, ndërsa sektori i turizmit vijon të zgjerohet.

Ndryshimet në sektorin e akomodimit dhe rritja e investimeve, veçanërisht në zonat bregdetare, po ndikojnë në transformimin e ofertës turistike të vendit.

Pavarësisht zhvillimit të shpejtë, Shqipëria vijon të ofrojë një kombinim të veçantë të plazheve, trashëgimisë historike dhe kulturore, natyrës dhe gastronomisë.

Rritja e interesit ndërkombëtar po e shndërron vendin në një prej destinacioneve turistike me zhvillimin më të shpejtë në rajon, duke e bërë Shqipërinë një alternativë gjithnjë e më të kërkuar për pushime në Mesdhe. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.