Mediat greke: Rrezikohet tendosja e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi
Gazeta “Ekathimerini” në Greqi i ka kushtuar një artikull vdekjes së shqiptarit nga Lezha, Pëllumb Marnikollaj në rajonin e policisë në Athinë.
Gazeta shkruan se “Vdekja e shqiptari Pëllumb Marnikolaj në fillim të muajit në rajonin e policisë në shtetin grek po kërcënon tendosje të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujari Nishani për një hetim të plotë nga ana e autoriteteve greke”.
Sipas gazetës greke, e cila citon autoritetet Helene, 29-vjeçari, i cili ishte dënuar me tetë vitë burg për grabitje, u hodh nga dritarja e stacionit policor, kur ai u përball me akuza të tjera për krime.
Me tej gazeta greke citon edhe mediat shqiptare dhe thotë se familjarët pretendojnë se Pëllumb Marnikolaj është dhunuar dhe torturuar nga policia greke deri në vdekje. “Ata po kërkojnë veprime nga qeveria e tyre për të siguruar se ka një hetim të plotë për këtë rast”, shkruan gazeta.
Sipas “Ekathimerinit” avokati grek i punësuar nga vëllai i viktimës, tha se nga raporti i autopsisë nuk tregohen shenja të torturës. Por të afërmit janë të bindur se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe po kërkojnë një autopsi të re.
Une jam nje kushuri i Pellumbit edhe kjo ngjarje duhet te ndjeket nga shteti shqiptar pa na interesuar mardhenjet me shtetin fqinj… Une e kam njehur Pellumbin edhe e di shum mire se ai ka qene i masakruar sepse shikohet krejt me sy te lir se ka qene i rrahur deri ne vdekje… Ka pasur syrin e majt te gjithin te nxir ka pasur shum shenja te nxira… Ai djal ju eshte dhembsur njerzve qe nuk e kan njohu dhe fatketsisht nuk do te kene mundësi ta njohin, imagjinoni neve te afermve dhe shokeve te tij dhe pa lene pa permendur familjen e tij qe jan bere me keq se ai qe ka vdekur …
Ju lutem shum shikojeni kete qeshtje me vemendje …