Rajoni

Mediat serbe: Vajza e Donald Trump-it në Beograd do të rrijë 11 ditë

Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Tiffany, ka arritur në Beograd, shkruajnë mediat serbe.

Ajo do të qëndrojë në Beograd 11 ditë, shkruan Blici serb.

Tiffany Trump është vajza më e re e presidentit amerikan Donald Trump me martesën e tij të kaluar me Marla Maples.

Tiffany Trump, e cila është 25 vjeçe, studion Juridikun dhe gjithashtu është modele.

Mediat serbe nuk kanë dhënë asnjë informatë pse ajo po qëndron në Beograd.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button