Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.33 ▲2.74%
ARI 4,477 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,087 ▼ -3.42% ETH $1,878 ▼ -4.91% XRP $1.2405 ▼ -1.59% SOL $75.0900 ▼ -5.12%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.33 ▲2.74 % ARI 4,477 ▼0.96 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.33 ▲2.74 % ARI 4,477 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

Megaoperacioni “Alpe të pastra”! Asgjësohen mbi 26 mijë fidanë kanabis në Malësi të Madhe, identifikohet njëri nga autorët

Një sasi e madhe kanabisi është gjetur në Malësi të Madhe, ku janë arritur të gjenden 26,600 fidanë.
Policia ka asgjësuar me anë të djegies 6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20,300 fidanë në kubikë në fshatin Gruemirë-Çesme.

55-vjeçari me iniciale A. D. është njëri prej autorëve kryesorë të identifikuar, i cili është shpallur në kërkim.

Kjo ishte faza e dytë e finalizuar e megaoperacionit policor antikanabis “Alpe të pastra”, ndërsa ende vijon puna.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i plotë: 

Malësi e Madhe/Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të kanabisit që në fazën fillestare.

Finalizohet faza e dytë e megaoperacionit policor antikanabis “Alpe të pastra”.

Asgjësohen 6300 fidanë të mbjellë në tokë dhe 20,300 fidanë në kubikë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët kryesorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen që në fazën fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkoitke, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, është finalizuar faza e dytë e megaoperacionit antikanabis “Alpe të pastra”.

Bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i planit operacional për kontrollin e territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë konstatuar në territorin e fshatin Gruemirë-Çesme, Malësi e Madhe, në ambient të hapur, 6300 fidanë të dyshuar cannabis sativa të mbjellë në tokë, si dhe 20300 fidanë në kubikë, që dyshohet se do të kultivoheshin në toka, në zona malore të Malësisë së Madhe.

Fidanët e mbjellë në tokë dhe në kubikë janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta, bazuar dhe në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve kryesorë të tentativës për kultivimm të këtyre fidanëve, konkretisht shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në fshatin Polvar, Malësi e Madhe, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.