ARABI SAUDITE – Shpërthime në Riad, ndërpriten fluturimet
– Disa shpërthime u dëgjuan dje në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, përfshirë një shpërthim të fuqishëm në aeroportin ndërkombëtar “King Khalid”, raportoi AP.
Pasagjerëve iu kërkua të largoheshin nga terminali dhe të linin pas valixhet, që kishin dorëzuar për transport në avion. Në aeroport mbërritën zjarrfikës dhe ambulanca, ndërsa zona u përfshi nga tymi.
Rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, pretenduan se kishin sulmuar aeroportin me një raketë balistike, por nuk paraqitën prova.
Autoritetet saudite nuk reaguan menjëherë ndaj këtij pretendimi. /
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.