Normalizohet situata te Vllaznia, lojtarët mbyllin bojkotin dhe i rikthehen stërvitjes
Pas një dite bojkot të stërvitjes, futbollistët e Vllaznisë sot kanë qenë normalisht në fushën e blertë. Qetësohen kështu shkodranët para një sfide shumë të vështirë si ajo e së dielës kundër Dinamos në kampionat.
Mësohet se mes futbollistëve të Vllaznisë dhe presidentit Alban Xhaferi ka pasur një takim, ku është rënë dakord që të vazhdojë puna normalisht. Më pas të gjithë futbollistët kanë zbritur në fushën e “Reshit Rusit”, duke vazhduar përgatjet anti-Dinamo.
Në stolin e skuadrës shkodrane do të debutojë ditën e diel trajneri i ri Laszlo, i cili ka zënë vendin e Martinit. Vllaznia e ka nisur dobët këtë kampionat, ku pas 5 javëve të para ka vetëm 2 pikë dhe mbyll tabelën e renditjes. Ndeshja me Dinamon, që luhet në “Loro Boriçi” të dielën, ora 18:30, konsiderohet si pika e kthesës.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.