⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 08 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 91.18 ▲3.29%
ARI 4,158 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,740 ▼ -1.82% ETH $2,477 ▼ -3.57% XRP $1.3770 ▼ -2.71% SOL $110.2200 ▼ -4.67%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.18 ▲3.29 % ARI 4,158 ▲0.43 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 91.18 ▲3.29 % ARI 4,158 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Opinion

“Meritën” kryesore për rezolutën e ka Berisha

Nga Mero Baze

Hallet e Berishës jo gjithmonë shërbejnë për keq. Ja për shembull sot shërbyen për mirë. Sulmi i tij ndaj ambasadorit Gonzato dhe fjalori agresiv ndaj tij, nxiti një reagim konsensual të gjithë ambasadorëve të Bashkimit Evropian kundër Sali Berishës, duke ia përforcuar kështu atij rrethimin anglo-amerikan. Ambasadori i Britanisë së Madhe një ditë më parë e telendisi publikisht për “non grata”-n e Mbretërisë së Bashkuar, duke e trajtuar Sali Berishën si një njeri të ndëshkuar nga drejtësia britanike dhe jo nga politika britanike. Edhe më të ashpra ishin qëndrimet e tij për qasjen bllokuese të opozitës si formë opozitarizmi.

E gjithë kjo ishte një taksë e panevojshme mbi opozitën për shkak të Sali Berishës. Njeriu që do rizgjidhet në krye të opozitës pa garë pas një jave, ia bëri të qartë perspektivën e zezë partisë së tij, nën drejtimin e tij, duke u vetëshpallur si armik i BE, Britanisë së Madhe dhe SHBA.

Dhe i prodhoi vetes dhe PD-së një hall që mund ta kishte shmangur.

Nga ana tjetër, vetë Berisha ka dy javë që bën një propagandë bajate lidhur me aprovimin e IBAR për Shqipërinë, i furnizuar dhe nga burime të tij diplomatike në pushtet. Është normale që procesi me 27 vende ka hezitimet e veta që shpesh varen dhe nga predispozita politike e forcave politike në pushtet në vendet ku zgjerimi shkakton probleme politike. Për fat Shqipëria nuk është në agresion fatal dhe ndoshta në fund të muajit, duke u nxitur dhe nga gëzimi i pakujdesshëm i Berishës për procesin e shqyrtimit të IBAR, ai mund të aprovohet. Tani këtë e ka kuptuar dhe Berisha dhe me sa duket do që pas zgjedhjes së tij të thotë që “na e aprovuan IBAR-in se u rizgjodha unë kryetar i PD”.

I gjithë ky agresion kundër BE dhe reagimet ndërkombëtare kundër tij, natyrisht që kanë krijuar një klimë dëshpërimi në PD dhe kanë sterrosur procesin e rizgjedhjes së tij sikur të jetë një funeral dhe jo një ditë feste, siç është për çdo parti.

Prandaj mos u çudisni nga rezoluta e sotme dhe mos krijoni teori konspiracioni rreth Gazit, Taulantit, Romina-s apo të tjerëve. Meritën kryesore për rezolutën e ka beteja antiperëndimore e Berishës dhe propaganda bajate e tij për bllokimin e procesit të Shqipërisë, që nuk është e vërtetë. Tani kur e kuptoi që as procesin e integrimit nuk e ndal dot, as BE nuk e shantazhon dot duke sulmuar ambasadorët dhe as “non grata”-n nuk e heq qoftë dhe me lekë, i ra shkurt dhe tha ta pranojmë këtë rezolutën se ndoshta nga fundi i muajit më përshëndesin dhe mua për këtë dhe ta shes si përshëndetje për rizgjedhjen. Kaq është e gjitha.

Kjo është e mira që prodhojnë hallet e Berishës për Shqipërinë në këtë rast. Jo çdo e keqe për të sjell të keqe dhe për Shqipërinë. Ja në këtë rast e ka kuptuar se e vetmja rrugë i ka mbetur të bëjë sikur gëzon bashkë me shqiptarët e tjerë për Shqipërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.