Merkel: Greqia të krijojë vende strehimi për refugjatët
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i kërkoi Greqisë të rikuperojë në vonesat e saj për strehimin e refugjatëve dhe bëri sërish thirrje për solidaritet të BE-së ndaj Athinës, në një intervistë për të përditshmen “Bild”.
“Greqia duhej të kishte krijuar 50 000 mijë vende strehimi për refugjatët para fundit të vitit 2015. Kjo vonesë duhet të rikuperohet sa më shpejtë, sepse qeveria greke duhet t’i garantojë një strehim të denjë azilkërkuesve”, theksoi Merkel.
Duke abstenuar ndaj dyshimeve mbi përpjekejt e Athinës, që tashmë ajo është bërë një nga mbështetëset kryesorë, Merkel u shpreh e sigurt se kryeministri grek Aleksis Cipras kërkon gjithashtu të zgjidhë këtë problem.
I pyetur nga Bild, Aleksis Cipras kërkonte gjithashtu ndihmën e BE-së, por garantoi se nuk synonte të mbante në Greqi azilkërkuesit që kërkojnë të vazhdojnë rrugën e tyre drejt veriperëndimit të Evropës.