Merkel: “Koha për një kapitull të ri”
Ndarja me lot dhe duartrokitje
Pas fjalimit ajo u përshëndet me një duartrokitje të gjatë prej gati 10 minutash. 1001 delegatët e mbledhur në Hamburg u ngritën në këmbë, shumë prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Faleminderit shefe”. Nuk mungonin as lotët tek shumë delegatë. Ndërsa Merkel gjatë fjalimit ishte shumë personale dhe e prekur nga duartrokitjet e gjata, të cilat e ndërprenë shpesh fjalimin e saj. 64-vjeçarja Angela Merkel largohet nga posti i kryetares së partisë CDU pas plot 18 vitesh. Por ajo vazhdon të mbetet kancelare e Gjermanisë.
Më fjalë të mira për udhëheqjen e kancelares në periudhën e kaluar folën të gjithë ata që morën fjalën para saj, por edhe pas saj. Ndonëse edhe vet Merkel e kishte të qartë se gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ngjarje aspak të lehta. “Se ku na çojnë grindjet mes nesh, këtë më së miri e kanë kuptuar CDU dhe CSU vitet e fundit”, tha Merkel, e cila bëri thirrje që këto parti si motra të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë mes tyre.
Pasdite zgjidhet pasardhësja/pasardhësi
Delegatët e kongresit dje pasdite kanë zgjedhin pasardhësen, apo pasardhësin e Angela Merkelit. Tre ishin kandidatët: sekretarja e përgjithshme e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer, ish-shefi i grupit parlamentar në Bundestag Friedrich Merz dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn. Sipas statutit të CDU nëse asnjëri prej tyre nuk fitonte më shumë se 50% të votave në raundin e parë, në raundin e dytë kualifikohen dy të parët. Por çdo dilemë u zgjidh në raundin e parë: pasardhëse e Merkelit u zgjodh sekretarja e përgjithshme e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer e cila ka qënë krahu i djathtë i kancelares Merkel.