MERSIJE: MALI I ZI DUHET TË RUAJË FOKUSIN TE REFORMAT NË FAZËN PËRFUNDIMTARE TË NEGOCIATAVE ME BE-në
Foto: BE
Mali i Zi duhet të ruajë fokusin te reformat e mbetura dhe konsensusi politik ndërpartiak, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, në fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mersier, duke theksuar se mbështetja e gjerë politike për reformat e lidhura me BE-në mbetet thelbësore për avancimin e procesit.
Duke komentuar zhvillimet e fundit politike në Parlamentin e Malit të Zi, përfshirë paralajmërimin e opozitës për ndërprerjen e bashkëpunimit me Qeverinë dhe shumicën parlamentare deri në caktimin e një seance për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, Mersier tha se Mali i Zi ka shënuar përparim të qëndrueshëm në procesin e integrimit.
Ai kujtoi se Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 18 kapituj të negociatave dhe se gjatë muajve të fundit ka përshpejtuar reformat sektoriale në të gjitha fushat.
Megjithatë, sipas tij, reformat e mbetura duhet të përfundojnë dhe vendi duhet të vazhdojë të tregojë përkushtim dhe vendosmëri në këtë drejtim.
“Mali i Zi ka treguar kapacitet dhe vendosmëri, ndërsa përshpejtimi i reformave gjatë verës është dëshmi e qartë se puna dhe përkushtimi japin rezultate”, deklaroi Mersier. A
i shtoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.