☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.23 ▲0.1%
ARI 4,173 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,452 ▼ -0.36% ETH $2,506 ▼ -0.88% XRP $1.3730 ▼ -0.29% SOL $107.2200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.23 ▲0.1 % ARI 4,173 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Mesazhi i kreut të Këshillit Evropian para turit në Ballkan, Costa: Momenti për zgjerimin e BE-së është tani!

Pak ditë para nisjes së turit të tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka përcjellë një mesazh të qartë për të ardhmen evropiane të rajonit, duke theksuar se momenti për zgjerimin e Bashkimit Evropian është tani.

“Këtë javë do të vizitoj gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë ndaj Ballkanit Perëndimor është real dhe po aq reale është edhe mundësia e zgjerimit. Momenti i duhur është këtu. Tani është koha për të dhënë rezultate”,

Presidenti i Këshillit Evropian do të zhvillojë një tur vizitash në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë javës së parë të qershorit.

Ndalja e parë do të jetë në Sarajevë, ndërsa më 2 qershor ai do të vizitojë Tiranën, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe studentët e Kampusit të Tiranës të Kolegjit të Evropës.

Më pas, Costa do të vijojë takimet në Shkup, Prishtinë dhe Beograd, për ta përmbyllur turneun më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi, ku do të bashkëkryesojë Samitin vjetor BE–Ballkani Perëndimor.

Gjatë vizitave, fokusi i diskutimeve me drejtuesit e rajonit do të jetë procesi i zgjerimit të BE-së, integrimi gradual i vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi rajonal, si dhe sfidat që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.