☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,168 ▼ -1.97% ETH $2,244 ▼ -1.01% XRP $1.2544 ▲ +0.72% SOL $96.1600 ▼ -0.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Boterori

Mësohet shuma e majme/ Ja sa do të përfitojë arbitri Slavko Vincic që do të gjykojë finalen e Kupës së Botës

Gjyqtari slloven Slavko Vincic është përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar finalen e madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.

Vendimi iu komunikua 46-vjeçarit nga kreu i Komitetit të Arbitrimit të FIFA-s, Pierluigi Collina. Vincic nuk arriti t’i fshihte emocionet, pasi emërimi për të gjykuar finalen e Kupës së Botës konsiderohet kulmi i karrierës së çdo arbitri.

Finalja do të zhvillohet sot në stadiumin “MetLife” të New Jerseyt, me fillim nga ora 21:00. Vincic do të ndihmohet nga asistentët Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.

Përveç prestigjit të madh sportiv, drejtimi i finales sjell edhe një shpërblim të konsiderueshëm financiar. Sipas medias sllovene ‘Delo’, arbitri kryesor pritet të përfitojë rreth 60 mijë dollarë (afërsisht 52.500 euro) vetëm për finalen.

Po sipas të njëjtit burim, të ardhurat totale të Vincic gjatë gjithë turneut mund të arrijnë në rreth 140 mijë dollarë (120 mijë euro), megjithëse shuma përfundimtare varet nga bonuset dhe llogaritjet e FIFA-s.

Raportohet se kjo shumë përfshin edhe një tarifë fikse prej 70 mijë dollarësh për pjesëmarrjen në Kupën e Botës, ndërsa pagesat për çdo ndeshje kanë qenë rreth 3 mijë dollarë në fazën e grupeve dhe mbi 5 mijë dollarë në fazën me eliminim direkt.

Megjithatë, FIFA nuk ka publikuar zyrtarisht shifrat që lidhen me pagesat e gjyqtarëve, ndaj informacioni bazohet në raportimet e mediave sllovene.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.