Meta: Ballkani ka nevojë për një treg të përbashkët energjetik
Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë konferencës rajonale të zhvilluar në Tiranë, për ekonominë me temë ‘E ardhmja e Ballkanit’, ka theksuar se nevojën e krijimit të një tregu të përbashkët energjetik.
“Rruga e Shqipërisë drejt BE nuk është e shkëputur nga ajo e vendeve të tjera të rajonit. Kjo konferencë duhet të adresojë sfidat e përbashkëta, të shkojmë drejt projekteve strategjike për të gjithë rajonin, siç është ai i një tregu të përbashkët energjetik”, u shpreh Meta.
Gjithashtu Meta bëri thirrje për krijimin e kushteve për frenimin e largimin e të rinjve nga vendet e rajonit, pasi sipas tij kjo cenon zhvillimi ekonomik.
“Largimi i të rinjve po ul potencialin e zhvillimit ekonomik të vendeve tona”, tha Meta teksa apeloj se duhet reaguar sa më parë.