☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.95 ▼1.33%
ARI 4,140 ▲1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,434 ▲ +3.87% ETH $2,423 ▲ +6.31% XRP $1.3094 ▲ +3.11% SOL $95.9700 ▲ +4.01%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.95 ▼1.33 % ARI 4,140 ▲1.63 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Meta dhe Berisha: Më 14 maj, votojmë kundër shpopullimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se “më 14 maj nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit!”.

Në një postim në facebook, Meta i është bashkuar mesazhit të kryetarit të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha drejtuar qytetarëve për zgjedhjet vendore.

Meta shprehet se “e vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët. Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushte për dëbimin tuaj. Letra e Dr. Sali Berishës është një letër që duhet lexuar me vëmendje nga të gjithë”.

Berisha në letrën drejtuar qytetarëve thekson se “kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite. Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje”.

“Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, kërkojnë të largohen. Qytetet tona po shuhen. Rinia po zhduket. Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky. E vërteta është se sa më shume pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët sepse me këtë pushtet, ai krijon kushtet për dëbimin tuaj”, deklaroi ai në letrën e publikuar një ditë më parë.

Sipas tij, sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.

“Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin. Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar Shqipërinë. Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik. Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë”, është shprehur Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.