Meta: E ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian
Nga Medvegja kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta dje ne Medvegje nuk dha mesazhe vetem per Medvegjen Lugine por edhe për Beogradin. Ai nga Medvegja ka uruar që Beogradi të marrë vendimin e duhur në kohën e duhur për ta njohur shtetin me te ri ne Evrope Republikën e Kosovës, njohje kjo e cila jo vetem qe i kontribuon fqinjesise se mire, por edhe paqes dhe stabiliteti ne rajon, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Gjatë një deklarate për mediat e kosovës dhe ato të Serbisë, Presidenti i Republikës është shprehur se Medvegjë, ne qytetin e akademikut Idriz Ajeti dhe veprimtarit te shquar shqiptar ne Amerike, Xhim Xhema është ndjerë më mirë se në vendlindjen e tij. Prandaj edhe agjencia e lajmeve “Presheva jonë” si nje medium i vetëm ne Krahinen e Preshvës ka shpallur jo rastesisht Ilir Meten si “Personalitet te Vitit”
“Shqiptarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit janë në vëmendjen time dhe shtetit shqiptar” është shprehur Presidenti Meta.
Presidenti Meta ka theksuar ne vazhdim se “kjo është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëve këtu dhe këtyre zonave. “
Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin“.