⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.82 ▲2.75%
ARI 4,109 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,938 ▼ -1.67% ETH $2,410 ▼ -1.78% XRP $1.3293 ▼ -1.42% SOL $103.8200 ▼ -2.7%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.82 ▲2.75 % ARI 4,109 ▼0.99 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.82 ▲2.75 % ARI 4,109 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

“Meta” gjobitet 25 miliardë dollarë për skandalin e të dhënave të “Facebook”-ut

KALIFORNI, 22 tetor /ATSH-DPA/- Kompania “Meta” është urdhëruar të paguajë 25 miliardë dollarë në lidhje me skandalin e viteve të mëparshme, që lidhej me përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të “Facebook”-ut nga kompania “Cambridge Analytica”.

Vendimi u bë i ditur sdot nga një gjykatës në shtetin amerikan të Nju Meksikos.

Më herët, një juri gjykate kishte arritur në përfundimin se “Facebook”-u i kishte mashtruar përdoruesit lidhur me mënyrën se si mbronte të dhënat e tyre personale dhe lirinë e shprehjes në platformë.

Gjykatësi e llogariti fillimisht gjobën në gati 219,5 miliardë dollarë, por në të njëjtin vendim e uli atë në 25 miliardë dollarë.

Në reagimin e saj të parë, “Meta” u shpreh e bindur se do ta fitonte çështjen nëse do ta apelonte vendimin.

Pas vendimit të jurisë, disa javë më parë, kompania deklaroi se nuk ishte dakord me përfundimin e gjykatës dhe se do të vazhdonte të mbrohej ndaj akuzave.

Për çdo shkelje ishte parashikuar një gjobë deri në 5,000 dollarë. Juriа konstatoi miliona shkelje, të cilat, sipas llogaritjeve të gjykatësit, arritën në një shumë prej miliarda dollarësh.

Skandali dëmtoi besimin e publikut

Skandali “Cambridge Analytica” dëmtoi rëndë besimin e publikut te “Facebook”-u në vitin 2018.

Të dhënat personale të përdoruesve ishin mbledhur përmes një pyetësori që në pamje të parë dukej i padëmshëm.

Një studiues i të dhënave i përdori këto informacione për të krijuar profile të përdoruesve, të cilat më pas u ndanë me kompaninë e konsulencës politike “Cambridge Analytica”.

Edhe ekipi i Donald Trump, i cili në atë kohë ishte kandidat për president të SHBA-së, i përdori këto të dhëna përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016.

Në total, nga kjo çështje u prekën rreth 87 milionë llogari përdoruesish.

Më pas, “Meta” pagoi rreth 6 miliardë dollarë për qeverinë amerikane, ndër masa të tjera, për të mbyllur hetimet që lidheshin me këtë çështje.

Pas skandalit, në vitin 2021, shteti i Nju Meksikos e çoi kompaninë në gjykatë me akuza që lidhen me lirinë e shprehjes në platformë.

Këto akuza u ngritën pas zbulimeve të bëra gjatë hetimeve më të gjera mbi mënyrën se si funksiononte “Facebook”-u.

Ndër të tjera, një person që kishte denoncuar praktikat e kompanisë nga brenda kishte deklaruar se disa llogari të personave të njohur ishin përjashtuar fshehurazi nga rregullat, që përcaktonin se çfarë përmbajtjesh lejoheshin të publikoheshin në platformë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.