⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.72 ▲2.65%
ARI 4,101 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,824 ▼ -2.13% ETH $2,403 ▼ -2.51% XRP $1.3279 ▼ -2.92% SOL $103.8600 ▼ -2.97%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.72 ▲2.65 % ARI 4,101 ▼1.19 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.72 ▲2.65 % ARI 4,101 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Shitjet e makinave elektrike në BE rriten me 73 për qind në shtator

Shitjet e makinave plotësisht elektrike në Bashkimin Evropian (BE) janë rritur me 72,9 për qind në shtator, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 290.117 njësi dhe duke nxitur rritjen e përgjithshme të tregut të veturave në bllok, njoftoi sot Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), transmeton Anadolu.

Regjistrimet totale të makinave të reja të pasagjerëve, që shërbejnë si tregues i shitjeve, janë rritur me 9,3 për qind, duke arritur në 971.048 njësi gjatë muajit.

Regjistrimet e makinave plotësisht elektrike më shumë se janë dyfishuar në Francë, duke u rritur me 107,5 për qind, ndërsa Gjermania ka shënuar rritje prej 94,7 për qind. Shitjet janë rritur me 71,7 për qind në Spanjë dhe 47,3 për qind në Itali.

Regjistrimet e makinave hibride elektrike janë rritur me 7,3 për qind, duke arritur në 330.693 njësi në shtator, ndërsa ato të makinave hibride me karikim nga jashtë janë rritur me 11,7 për qind, duke arritur në 102.267 njësi.

Regjistrimet e makinave me benzinë dhe dizel kanë rënë përkatësisht me 23,4 dhe 29,6 për qind.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, regjistrimet e veturave plotësisht elektrike janë rritur me 48,5 për qind, për të arritur në 1,93 milion njësi, duke e rritur pjesën e tyre në tregun e BE-së në 22,7 për qind, nga 16,1 për qind sa ishte një vit më parë.

Kjo rritje i ka renditur makinat plotësisht elektrike si zgjedhjen e dytë më të popullarizuar për llojin e motorit në bllok, pas makinave hibride elektrike. ACEA tha se kërkesa për makina të elektrifikuara ka mbetur e lartë përballë rritjes së çmimeve të energjisë dhe sfidave gjeopolitike, e mbështetur nga masat për nxitjen e blerjeve dhe oferta më e gjerë e modeleve.

Gjermania ka regjistruar 604.144 makina plotësisht elektrike në periudhën janar-shtator, 58,1 për qind më shumë se një vit më parë ndërsa Franca ka regjistruar 387.342 njësi, me rritje prej 79,1 për qind. Regjistrimet e makinave plotësisht elektrike në Belgjikë janë rritur me 15,7 për qind, për të arritur në 125.220 njësi ndërsa Danimarka ka shënuar rritje prej 40,3 për qind, duke arritur në 124.049 njësi.

Makinat hibride elektrike, përfshirë hibridet e plota dhe ato të lehta, kanë mbetur zgjedhja kryesore e konsumatorëve në BE. Regjistrimet e tyre janë rritur me 10,7 për qind, duke arritur në 3,09 milionë njësi gjatë periudhës nëntëmujore. Ato përbënin 36,3 për qind të tregut.

Regjistrimet e makinave hibride me karikim nga jashtë janë rritur me 18,6 për qind, në 860.257 njësi, duke e rritur pjesën e tyre në treg në 10,1 për qind, nga 9 për qind më parë. Rritja është mbështetur nga shtimi i regjistrimeve me 72,4 për qind në Itali, 34,7 për qind në Spanjë dhe 13,7 për qind në Gjermani.

Ndërkohë, regjistrimet e makinave me benzinë kanë rënë me 19,1 për qind, në 1,8 milion njësi, duke e ulur pjesën e tyre në treg në 21,2 për qind, nga 27,7 për qind. Regjistrimet e makinave me naftë dizel kanë rënë me 19,5 për qind në 602.206 njësi ndërsa pjesa e tyre në treg ka zbritur në 7,1 për qind, nga 9,3 për qind.

Në përgjithësi, tregu i makinave të reja të pasagjerëve në BE është rritur me 5,7 për qind gjatë periudhës janar-shtator, duke arritur në 8,52 milionë njësi.

Në BE, në vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe në Mbretërinë e Bashkuar së bashku, regjistrimet e makinave plotësisht elektrike janë rritur me 59,9 për qind në shtator, duke arritur në 416.433 njësi, ndërsa gjatë nëntë muajve të parë janë shtuar me 41,9 për qind, duke arritur në 2,55 milionë njësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.