☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.77 ▼4.18%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,962 ▼ -0.07% ETH $2,286 ▲ +0.69% XRP $1.2485 ▼ -0.63% SOL $94.1300 ▼ -1.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Meta: Koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, “jo” ndryshim i kufijve

“Zgjidhja nuk është kurrë ndryshimi i kufijve, por vetëm respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice” kjo ka qenë deklarata e presidentit Ilir Meta mbajtur në ceremoninë e  12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës mbajtur nga ambasada e Kosovës në Tiranë.
Meta ndër të tjera është shprehur se në botë ka popuj shumicë dhe pakicë por zgjidhja e vetme është mënyra demokratike e bërjes së veprimeve.

 “Nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend. Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë”, tha Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.