☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 87.33 ▲3.55%
ARI 4,122 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $66,000 ▼ -0.28% ETH $1,928 ▼ -0.02% XRP $1.1379 ▲ +0.63% SOL $77.6400 ▼ -0.63%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.33 ▲3.55 % ARI 4,122 ▲1.11 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 87.33 ▲3.55 % ARI 4,122 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Bota

METEO – Greqia përjeton ditën më të nxehtë të verës deri në 43 gradë Celcius

ATHINË, 22 korrik /ATSH-ANA/ – Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (EMY) ka lëshuar një paralajmërim të posaçëm për temperatura shumë të larta që pritet të përfshijnë pjesën lindore të vendit gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimeve, temperaturat më të larta do të regjistrohen në rajonin e Thesalisë, ku priten 41–42 gradë celcius, ndërsa në disa zona deri në 43 gradë celcius, në Greqinë Qendrore Lindore, me 41–42 gradë celcius,  ndërsa në rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina, temperaturat do të arrijnë në 40–41 gradë Celcius dhe në Peloponezin Lindor, termometri do të shënojë 41–42 gradë Celcius.

Autoritetet meteorologjike njoftuan se një përditësim i paralajmërimit do të publikohet sot.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve për t’u mbrojtur nga temperaturat ekstreme.

Gjithashtu, janë vënë në gatishmëri të gjitha shërbimet shtetërore dhe ato të pushtetit vendor për të përballuar pasojat e valës së të nxehtit.

Ndërkohë, sipas Observatorit Kombëtar të Athinës (Meteo), Greqia përjetoi temperatura shumë të larta edhe të martën.

Rekordi i ditës u regjistrua në Oleni, në prefekturën e Ilias, ku termometri arriti në 41.4°C.

Në 18 stacione meteorologjike temperatura mesatare maksimale kaloi 40°C, ndërsa në 167 stacione të tjera tejkaloi 37°C, duke konfirmuar intensitetin e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.