☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,607 ▼0.39%
DOW 52,124 ▼0.49%
NASDAQ 26,153 ▼0.38%
NAFTA 100.45 ▲4.58%
ARI 4,412 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,232 ▼ -1.77% ETH $2,439 ▼ -2.15% XRP $1.3576 ▼ -4.3% SOL $99.7200 ▼ -3.25%
S&P 500 7,607 ▼0.39 % DOW 52,124 ▼0.49 % NASDAQ 26,153 ▼0.38 % NAFTA 100.45 ▲4.58 % ARI 4,412 ▼1.09 % S&P 500 7,607 ▼0.39 % DOW 52,124 ▼0.49 % NASDAQ 26,153 ▼0.38 % NAFTA 100.45 ▲4.58 % ARI 4,412 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Bota

METEO – SHBA përjetoi verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

UASHINGTON, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjetuan verën më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve moderne, njoftoi sot Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA).

Temperatura mesatare gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht ishte 23,6 gradë Celcius duke tejkaluar me rreth 0,2 gradë Celcius rekordet e mëparshme të vendosura në vitet 1936 dhe 2021.

Katër nga pesë stinët e verës më të nxehta të regjistruara në SHBA kanë ndodhur gjatë pesë viteve të fundit.

Vera e vitit 2022 renditet e katërta, ndërsa ajo e vitit 2024 e pesta.

Shkencëtarët e lidhin prirjen afatgjatë të rritjes së temperaturave kryesisht me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, veçanërisht djegia e lëndëve djegëse fosile.

Edhe gushti i vitit 2026 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në SHBA, me një temperaturë mesatare prej 26 gradë Celcius.

Pjesa më e madhe e territorit amerikan përjetoi temperatura mbi ose shumë mbi mesataren, ndërsa kushte më pranë normales u regjistruan vetëm në disa zona të rrafshinave veriore dhe Miduest-it.

Ndërkohë, modeli klimatik El Nino po forcohet dhe pritet të jetë ndër më intensivët e dekadave të fundit.

Ky fenomen po ndikon në modelet e motit në mbarë botën dhe mund të sjellë temperatura edhe më të larta.

Ekspertët parashikojnë se El Nino mund të kontribuojë në një tjetër vit rekord të temperaturave në 2027, ndërsa ekziston mundësia që edhe viti 2026 të bëhet viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global, duke kaluar rekordin e vitit 2024.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.