🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.26 ▼7.55%
ARI 3,957 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,982 ▼ -0.9% ETH $2,257 ▲ +0.2% XRP $1.2511 ▲ +0.53% SOL $92.1500 ▼ -1.23%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.26 ▼7.55 % ARI 3,957 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

METEO – Viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha materiale në Ballkan pas motit të keq

SARAJEVË, 22 korrik /ATSH-AFP/ – Stuhi të forta që përfshinë Ballkanin gjatë mesnatës kanë shkaktuar të paktën një viktimë në Shqipëri, 13 të plagosur në rajon dhe dëme të konsiderueshme në bujqësi, infrastrukturë dhe ndërtesa.

Këto reshje dhe erëra të fuqishme erdhën pas disa valëve të të nxehtit dhe një periudhe të gjatë thatësire që ka prekur Evropën Qendrore dhe Ballkanin.

Në Shqipëri, një elektricist humbi jetën në Himarë teksa po përpiqej të riparonte një linjë elektrike të dëmtuar nga stuhia. Ndërkohë, në Sarandë, tre persona u shtruan në spital pasi u plagosën nga rënia e pemëve dhe copat e xhamit të thyer.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, rajoni i Hercegovinës u godit më rëndë, veçanërisht zona e Nevesinjes.

Kryetari i bashkisë, Milenko Avdaloviç, deklaroi se dëmet në bujqësi arrijnë në miliona marka boshnjake.

Sipas tij, stuhia shkatërroi pothuajse tërësisht kulturat e patateve, qepëve, lakrave dhe pemishtet, ndërsa dëme u raportuan edhe në vreshtat e zonave Grude dhe Ljubushki.

Në Maqedoninë e Veriut, erërat arritën shpejtësi deri në 134 km/h në Shtip dhe 130 km/h në Shkup.

Numri i emergjencës 112 mori mbi 9 000 telefonata, ndërsa autoritetet raportuan 10 të plagosur.

Në kryeqytet u dëmtuan mbi 100 automjete, u rrëzuan 189 pemë dhe u dëmtuan disa ndërtesa publike, përfshirë Presidencën, disa ministri dhe aeroportin.

Edhe Kroacia u përball me mot të ashpër, sidomos përgjatë bregdetit të Adriatikut.

Në ishullin Hvar, niveli i detit u rrit me rreth 1,5 metra, duke përmbytur shëtitoren dhe disa rrugë në Stari Grad.

Rritje e nivelit të detit u regjistrua edhe në ishujt Vis dhe Korçula, por pa dëme të mëdha.

Shkencëtarët paralajmërojnë se, si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale të shkaktuar nga emetimet e lëndëve djegëse fosile, fenomenet ekstreme të motit pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive në vitet e ardhshme./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.