Kronika

Metoda e veçantë që ka shpikur tiranasi për transportin e drogës drejt Greqisë

Trafikantët shqiptarë të drogës nuk ndalen në eksplorimin e metodave të reja për të mos u zbuluar nga policia.

Një rast i sofistikuar është goditur në pikën kufitare të Kapshticës, ku policia kufitar ka sekuestruar 34 shishe plastike të mbushura me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë boçe me peshë rreth 10 kg.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë (në dalje të Republikës së Shqipërisë) nga shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur kameren fibroskop në mjetin në pronësi të tij tip “Volkswagen” me targa AA 904 PB, në pjesën e serbatorit, u evidentuan dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 34 shishe plastike të mbushura me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 10 kg”, sqaron policia.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit ku u gjet droga, shtetasin Dorjan Braho, 38 vjeç, banues në Yzberisht –Tiranë.

Materialet hetimore në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button