☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.57%
DOW 52,329 ▲1.08%
NASDAQ 25,605 ▲0.66%
NAFTA 96.61 ▼7.21%
ARI 3,980 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,452 ▼ -0.89% ETH $2,268 ▼ -0.05% XRP $1.2500 ▼ -0.03% SOL $93.3500 ▼ -1.48%
S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 % S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mihaillov: Në Maqedoni u dënova pa prova, donin të më merrnin biznesin tim

Simeon Mihaillov, i cili u dënua me 12.5 vjet burg në rastin “Detonator” dhe kërkohet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut me një urdhër arresti ndërkombëtar, nëpërmjet një video sqaron se pse është dënuar me burg. Më herët dje, kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që Bullgaria të ekstradojë babanë e Iva Mihaillovës, e cila është në gjyq në Koçani, ku ajo akuzohet për shkaktimin e një aksidenti trafiku që rezultoi në vdekje.

Mihailov tha se një nga qeveritë e mëparshme në Maqedoni mori biznesin e tij dhe se ai u akuzua pa prova.

“Gjatë regjimit të Nikolla Gruevskit në Maqedoni, unë kisha një biznes të suksesshëm me disa kazino. Që të më merrej biznesi im, si dhe dhjetëra njerëzve të tjerë si unë, unë u akuzova për pastrim parash, për të cilën Prokuroria nuk gjeti prova dhe pas 4 vitesh paraburgim pas hekurave u lirova.

Menjëherë pas kësaj, u akuzova për vendosjen e një bombe nën makinën e një personi, së bashku me një grup tjetër njerëzish që nuk i njoh. Dhe për këtë u dënova me 12 vjet burg në mungesë pa asnjë provë. Kazinotë e mia u morën për të mirën e shtetit dhe u shitën me nxitim te njerëz të afërt me qeverinë. Pas gjithë kësaj qëndron ish-drejtori i shërbimit të sigurisë në Shkup, Sasho Mijalkov”, thotë Mihaillov.

Ndërkohë, vajza e tij Iva po i kërkon gjykatës t’i kthejë pasaportën në mënyrë që të mund të largohet nga Maqedonia. Gjykata nuk po e lejon këtë për momentin, me qëllim që të sigurojë praninë e saj në seancat dëgjimore në procedurën që do të përcaktojë nëse ajo është penalisht përgjegjëse për aksidentin rrugor, për shkak të rrezikut të arratisjes. Në seancën e parë dëgjimore, Mihailova u deklarua e pafajshme./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.